E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia refuzon hyrjen e diplomatit anti-islamik

Londër - Anglia nuk ka lejuar hyrjen në territorin e saj të parlamentarit hollandaz, anëtar i Partisë së Lirisë, Gert Uilders. Shkak për këtë ka qenë qëndrimi i ligjvënësit hollandez ndaj Islamit, gjë që ka shtyrë autoritetet britanike të refuzojnë hyrjen në territorin e tyre nën pretekstin se “është person që mund të ndikojë në sigurinë dhe stabilitetin e shoqërisë angleze”.

Vendimi i Londrës zyrtare ka hasur kundërshtime të shumta nga qeveria dhe autoritetet hollandeze. Vendimi për moslejimin e hyrjes në Angli të Ulidersit është publikuar dje në mbrëmje. Ai planifikonte të shkonte në Angli për publikimin e filmit “Ngatërrestari”, skenari i të cilit përmban fyerje ndaj myslimanëve.

Uilders, ka dekalruar se pavarësisht vendimit të Londrës zyrtare, nesër do të fluturojë drejt Anglisë për të plotësuar misionin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›