PS: Qeverisë shuplakë
Tiranë -Deputeti socialist Kastriot Islami deklaroi sot se raportuesit e Komisionit Evropian largohen të shqetësuar, për shkak të kokëfortësisë të kryeministrit Berisha, për miratimin e ligjit të dosjeve. “PS vlerëson demagogjike qëndrimin për të kërkuar asistencën e Komisionit të Venecias për implementimin e këtij ligji i cili dhunon qartazi parimet e KE dhe duhet të kalojë fillimisht përmes gjykimit të Gjykatës Kushtetuese. PSSH kërkon që të pezullohet zbatimi i ligjit, të lihet e qetë që Gjykata Kushtetuese të marrë vendimin për pezullimin e zbatimit dhe më tej të ftohet Komisioni i Venecias për të gjykuar përmbajtjen dhe përputhshmërinë e tij me Kushtetutën e Shqipërisë dhe parimet e KE”-theksoi Islami në një konferencë nga selia rozë.
Deputeti socialist theksoi se raporti që do të paraqitet nga raportuesit e KE-së është shuplaka e radhës.
Deputeti socialist theksoi se raporti që do të paraqitet nga raportuesit e KE-së është shuplaka e radhës.