Ani: S‘jam ndarë nga e dashura. Aida: Qetsori, luftarak i denjë
Vajzat duan të bëhen këngëtare
Moza dhe Adela, gati për në skenë Moza dhe Adela këndojnë nëpër shtëpi.
Ato të dyja kanë shprehur dëshirën që
të merren me muzikë. Eltoni mendon
se Mozës mund t‘i përshtatet edhe
moda, apo fotografia. Adela thotë se ka një dëshirë
shumë të madhe për të kënduar dhe të paktën do
të përpiqet që të realizojë vetëm një këngë. Eltoni
dhe Arjoni i japin asaj informacione lidhur me
realizimin e klipeve të një kënge, sponsorizimit,
publicitetit dhe investimit në para.
Ardita, motra e Mozës rrëfen:
Moza kishte menduar të
regjistronte një këngë.
«Moza e ka pasur gjithmonë pasion muzikën dhe
këngën. Për këtë arsye, ajo shpesh gjendet duke
kënduar gjatë kohës së qëndrimit në ‘Big Brother‘".
Këto fjalë rrëfehen nga motra e konkurrentes
nga Kosova, Ardita, e cila më pas shton për
Mozën se "ajo ka pasur gjithmonë dëshirë që të
këndojë dhe pavarësisht se i kanë ofruar të bëjë
modelen, ajo ëndërr ka pasur këngën". Moza, siç
tregon motra e saj, edhe po të mos hynte në "Big
Brother" kishte në plan të regjistronte një këngë
dhe të xhironte një klip. Ashtu si shumë moshatarë
të saj, rryma të preferuara ka R&B, Hip-Hop dhe
sigurisht muzikë shqiptare, ku grupi që i pëlqen
më shumë janë djemtë e "The Skillz", madje motra
e saj tregon se ajo ka pasur dëshirë që një duet ta
bënte me këtë grup.
Ani: Nuk jam ndarë nga e dashura
AIDA
Gjërat pozitive - Më pëlqente fakti se
bënte shumë humor me mua.
Gjërat negative - Është pak nevrike.
MOZA
Gjërat pozitive - E bukur.
Gjërat negative - E bukur.
ADELAJDA
Gjërat pozitive - Oratore.
Gjërat negative - Nuk di t‘i thotë gjërat
në sy.
BIKA
Gjërat pozitive - E drejtpërdrejtë.
Gjërat negative - Nuk më pëlqente kur
tërhiqej nga loja.
LIRITA
Gjërat pozitive - Më pëlqenin batutat
e saj.
Gjërat negative - Ndonjëherë ishte e
akullt.
ANJEZA
Gjërat pozitive - Vajzë me kurajo.
Gjërat negative - Ishte pak e largët me
mua.
JUNA
Gjërat pozitive - E sjellshme.
Gjërat negative - Nuk ka ndonjë gjë që
nuk shkon tek ajo.
ADI
Gjërat pozitive - Më ka pëlqyer që para
se të hyja dhe brenda shtëpisë kishim një
komunikim perfekt.
Gjërat negative - Nuk më pëlqeu vetëm një
herë që e tejkaloi me pijen.
QETSORI
Gjërat pozitive - Me mua ishte në rregull
për gjithçka.
Gjërat negative - Me të tjerët më dukej se
e kalonte masën.
ARJONI
Gjërat pozitive - Sportiviteti.
Gjërat negative - Vetizolimi.
BJORDI
Gjërat pozitive - Humori.
Gjërat negative - Rastet kur fl iste me fjalë
banale.
DRITANI
Gjërat pozitive - Saktësia.
Gjërat negative - Serioziteti.
TONI
Gjërat pozitive - Të qeshurën.
Gjërat negative - Nuk m‘u duk shumë i
sinqertë.
ARJANI
Gjërat pozitive - Bagazhi jetësor.
Gjërat negative - Nuk i lë të tjerët që të
fl asin.
Je penduar ndonjë moment për praninë tënde në
"Big Brother"?
Jo, madje do t‘i rikthehesha një eksperience
të tillë me shumë dëshirë.
A mendon se ke bërë gabime dhe çfarë do të ndryshoje
në sjelljen tënde brenda shtëpisë së BB?
Gabimi im kanë qenë momentet kur bija
në dëshpërim dhe sikleti që pata në kohën
që duhej të zhvishesha për të dalë në pishinë.
Po të rikthehesha do të isha më i qeshur dhe
më i çlirët.
A i trembesh gjykimit të familjarëve të t‘u?
Jo, ata më kanë përkrahur gjithmonë.
Kush nga banorët të zhgënjeu?
Asnjeri.
Cilët ishin miqtë e t‘u më të mirë brenda shtëpisë?
Adi, Dritani dhe Aida.
A të vjen keq që mediat kanë folur për lidhjen tënde
të dashurisë?
Jo.
A je ndarë nga e dashura për të cilën ke treguar?
Jo, nuk jam ndarë.
Po të lidheshe me ndonjë vajzë atje brenda, a do të
bëje seks para kamerave?
Jo.
Cilin nga banorët që janë aktualisht brenda shtëpisë
së BB-së do ta nxirrje që nesër?
Tonin.
Çfarë do të doje të bëje në këto momente?
Të dilja jashtë Shqipërisë për pushime.
Nëna e Bjordit: Po pres të takohem me nënën e Adelës
Antoneta, si t‘u duk surpriza
që t‘u bë të shtunën falë
ditarit të Bjordit, a e prisje?
Jo, nuk e prisja, por Bjordi
gjithmonë më ka befasuar, sa më
shumë rri atje brenda, aq më shumë
më befason. Më vuri para përgjegjësisë
dhe rriti besimin që ai ka tek unë.
A ke diçka që nuk e the atë natë
dhe që do ta thuash tani?
Në të vërtetë isha e papërgatitur
atë natë, m‘u duk se fola shumë pa
thënë atë që Bjordit i duhej.
Nuk e mendoja se do të kishte një
surprizë direkte me mua, mendova
se surpriza ka vetëm për banorët
e shtëpisë. Kjo më befasoi dhe më
largoi nga tema ku duhej të përqendrohesha.
Duke pasur parasysh
Bjordin me atë letër, më mrekulloi.
Kuptova se çfarë besimi ka Bjordi
tek unë jo vetëm si nënë, por edhe
si shoqe. Si njeriu më i afërt dhe më i
aftë i tij, për t‘i dhënë këto mendime
kaq delikate. Bjordi më kërkoi që të
ndihmoja Adelën dhe t‘ua shpjegoja
këtë situatë prindërve të saj. Besoj
se Bjordi plus dashurisë që i dhuron
Adelës, është impenjuar në veten
e tij për ta ndihmuar atë, por edhe
për të mos e rënduar për çka i përket
atij në raportin që ka krijuar me këtë
vajzë. Megjithatë, pas ndërhyrjes
time, Adela është më pak e tkurrur
dhe duket se po e jeton atë ndjenjë,
duke menduar më pak për opinionin
jashtë.
Si t‘u duk reagimi i Sanijes?
Nuk e dëgjova, por më thanë
njerëzit jashtë. Për ta ndihmuar dhe
për t‘i dhënë një mesazh jo vetëm
Sanijes, por edhe opinionit, harrova
mesazhin që duhet t‘i jepja djalit tim,
por përgjigjja e saj më indinjoi, se
të paktën Sanija duhet të më kishte
falënderuar. Mund të kishte ndodhur
edhe ndryshe, pas leximit të letrës,
mund të ndodhte që unë të mos isha
dakord me atë që kërkonte Bjordi. Nuk
e dija fare që Sanija ishte aty, por pasi
mbaroi intervista më përgëzuan dy tre
prindër të tjerë që ishin në krah të Sanijes.
U befasova, i dhashë dorën dhe
i thashë: "Qenke këtu, më bëhet qejfi".
Nuk dua ta rëndoj, por i shikoj
vërtet shumë larg realitetit në të cilin
po jetojmë. Nuk mund të them vetëm
që janë nën presion, por vetë realiteti
i tyre është shumë i largët.
A pati një takim pas natës së
spektaklit me Sanijen?
Nuk jam takuar, për arsye se duke
pasur lidhje krushqie, Sanija më ka
dërguar fjalë që do të takoheshim dhe
unë po pres.
"Big Brother", përvojë e pashlyeshme
Të gjithë banorët
bëjnë tatuazhe,
përveç Adelës dhe Arit «Big Brother" u ka dhënë
banorëve të shtëpisë
më të famshme në
Shqipëri mundësinë
për të bërë tatuazhe, për të cilat flisnin
aq shumë. Ata kanë diskutuar
gjatë se çfarë tatuazhi të zgjidhnin
e në ç‘pjesë të trupit ta "aplikonin".
Përgjatë gjithë natës, ata kanë bërë
me radhë secili tatuazhin e vet, me
përjashtim të Adelajdës dhe Arjanit.
Arjoni dhe Anjeza i kanë bërë tatuazhet
në të njëjtin vend. Ai i ka qëndruar
pranë asaj gjatë gjithë kohës,
për shkak të dhimbjeve të lehta që
ajo ndiente. "Sa keq që nuk ishte edhe
Aida!" - ka thënë Qetsori. Ajo kishte
shumë qejf ta bënte një!". Mëngjesi
i së dielës i ka gjetur banorët me një
tjetër kujtim nga kjo eksperiencë,
kësaj here në trupin e tyre.
Adi gdhend në
lëkurë fjalën "loku"
I pari nga banorët që ka bërë tatuazh
ka qenë Adi. Ai ka zgjedhur të
bëjë si tatuazh në trupin e tij inicialet
e "Big Brother", por edhe fjalën "loku",
një emër përkëdhelës që përdoret
nga Adi e nga miqtë dhe ambientet
që ai frekuenton në Tiranë. Fjalët
"Big Brother Loku" fillimisht ai ka
dashur t‘i shkruajë me shkronja
kineze, por më pas ka zgjedhur një
prej sugjerimeve të specialistëve, që
"Vëllai i Madh" i kishte futur në shtëpi
për këtë qëllim. Në fakt, ky nuk ishte
tatuazhi i parë i Adit, pasi në trupin
e tij, ai, ashtu si një pjesë e banorëve,
ka edhe tatuazhe të tjerë.
Tatuazhet
tregojnë personalitetin
Arjani ka thënë se ai nuk donte
të bënte një tatuazh me inicialet e
"Big Brother". "Nuk po ndiej ndonjë
përkatësi!" - ka thënë ai. Sipas Arit, një
tatuazh, ishte diçka shumë e rëndësishme,
për të cilën duhet të mendoheshe
mirë para se ta bëje, pasi ishte
diçka që nuk zhbëhej më. Veç kësaj ai
i kishte tre të tjerë në trupin a tij. Më
pas Ari ka shtuar se nuk mund të bënte
tatu inicialet e "Big Brother", kur nuk e
dinte fare se çfarë shije mund t‘i linte
në fund kjo eksperiencë, apo çfarë
ndikimi mund të kishte në jetën e tij.
Juna: "Fenomen"
Ari: "Dikush ndryshe nga të tjerët"
Ari, Junës: Ti ke mentalitet
të prapambetur! «Ti nuk je e emancipuar,
ti ke një mentalitet të
prapambetur!" - i ka
thënë Ari, Junës, gjë të
cilën ajo e ka mohuar kategorikisht.
Debati mes të dyve ka nisur kur Juna,
duke folur për prostitucionin dhe
shtëpitë publike, ka thënë se edhe në
Shqipëri duhet të kishte të tilla dhe se
ajo nuk e kuptonte pse të mos kishte.
"Ta them unë pse!" - i ka thënë Ari
dhe ka shtuar se kur një femër si ajo
që kishte jetuar 10 vjet në Gjermani,
nuk ishte e hapur ndaj përdorimit
të disa fjalëve, si mund të ishte kjo
shoqëri ndaj shtëpive publike. Sipas
Junës, këto dy gjëra nuk kishin aspak
lidhje me njëra-tjetrën. Ajo i tha se ia
kishte shpjeguar shumë herë, por "ai
aq kishte". Ari i ka thënë se fjalë dhe
gjeste të tilla nuk i shkonin një femre
të emancipuar, siç pretendonte ajo
të ishte.
Juna: Unë nuk ulem në nivelin
e Arit, por nga ai i pres
të gjitha
Juna i ka treguar Eltonit se çfarë
kishte ndodhur saktësisht mes saj
dhe Arit. Ajo kishte hyrë në dhomë,
ku Ari dhe banorët e tjerë kishin
qenë duke biseduar, ndërsa ajo ishte
shtrirë në krevatin e Adit dhe kishte
filluar bisedën me të, duke ndenjur
me kurriz nga Ari. Ai i kishte thënë
se nuk ishte etike t‘i ndërprisje të
tjerët ndërsa flisnin, se ajo nuk ishte
edhe aq e bukur, se ishte hipokrite
dhe shumë epitete të tjera, njëri më
i rëndë se tjetri. Juna e kishte pyetur
se ku i kishte gjetur gjithë ato përcaktime?
"I kam mbyllur bisedat me
Arin!" - i tha më pas Juna, Eltonit, pasi
në moshën tonë mund të tolerosh një
apo dy shaka, por kur tjetrit i thua
që e teprove, duhet ta mbyllë me aq,
gjë që Ari nuk e bën. Ajo ka shtuar:
"Unë nuk mund të ulem në nivelin
e tij dhe të merrem me të!". Më vonë
Juna i ka thënë Eltonit se nuk e dinte
nëse Qetsori e përkrah Arin, pasi ai
kishte deklaruar që bënte lojën e vet.
Duke u shprehur për Arin, Juna i thotë
Eltonit: "Ai po pret ndonjë sherr, por
sherr unë nuk kam për t‘i bërë!" - dhe
ka shtuar se Ari shpreson ta prekë atë
në sedrën e femrës. Më pas Juna i ka
rrëfyer Eltonit: "Nga Ari nuk pres më
asgjë, apo më saktë, nga Ari i pres të
gjitha!".
Ari: Debati me Junën s‘do
mbyllet me kaq!
Duke qëndruar në dhomë, Ari
merr shkas nga fakti që Juna i kthen
kurrizin, ndërsa ai flet me Adin dhe
kapet me të. Ai i kërkon që të lëvizë
ndërkohë që bashkëbisedon, por ajo
nuk pranon. Adi i thotë që debatin
mes tyre e kanë mbyllur, por Ari ia
kthen: "Debati ynë nuk do të mbyllet
kurrë!" Juna thotë që nuk i intereson
ky debat. Adi e pyet se ku qëndronte
debati mes tyre. Ari thotë: "Debati
qëndron në faktin që Juna është komplet
false, hipokrite dhe e paedukatë
për mua!". Juna preferon që fjalët
e tij t‘i marrë me të qeshur. Eltoni
shprehet që nuk i pëlqejnë debatet
mes tyre dhe nuk e kupton këtë gjë.
Ari mendon që ajo nuk është vajzë e
hapur siç po kërkon të shfaqet, por
ka shumë komplekse.
Juna: Edhe po të kisha
mbetur në një ishull të vetmuar,
kurrë seks me Arin
"Ari ka konceptin që femrat duhet
të rrënohen para tij", është shprehur
Eltoni, duke gjykuar sjelljen e Arit në
lidhje me femrat e shtëpisë. "U gërric
me Mozën dhe Moza s‘ia vari", ka
thënë Juna. Sipas të dyve, kjo është
edhe arsyeja që tani s‘lë gjë pa thënë
për Mimozën. Juna ka thënë se edhe
në një ishull të vetmuar po të ishte,
nuk do t‘i shkonte mendja kurrë për
Arin.
Juna: Ari do të jetë protagonist!
Sipas Eltonit, Ari mendon se Juna,
duke qenë femër, ishte e dobët. "Unë
nuk jam nga ato që më thua një fjalë
dhe të filloj të qaj", ka thënë Juna.
Sipas saj, Ari e harronte faktin që Juna
ishte 30 vjeçe dhe në jetën e saj kishte
pasur të bënte me lloj-lloj njerëzish.
"Ai do të krijojë situata të rënda, ku të
jetë protagonist", ka vijuar Juna, duke
thënë se këtë s‘duhet ta bënte me të!
Ari: Nuk pendohem për
çfarë i thashë Junës
Eltoni i tërheq vërejtje Arit për
sjelljen e tij gjatë debatit me Junën.
Sipas tij, Ari u kap kot me fjalë me
Junën për një temë që është diskutuar
shumë herë. Ari justifikohet se
e bëri sepse i ishin akumuluar disa
fjalë që i kishin mbetur fiksim për t‘ia
thënë. Ai shprehet se nuk ka asnjë
pendesë për çfarë i tha asaj gjatë debatit,
sepse mendon se i meritonte.
Eltoni i thotë që të mos kapet gjatë
gjithë kohës për gjëra të vogla, pa
rëndësi, por nëse vërtet do të kapet
me të, le të kapet edhe për gjëra më
të mëdha. Ari i thotë se Junës po ia
kthen me të njëjtën monedhë: për
çfarë flet ajo, flet edhe ai, sepse as
ajo nuk po kapet me të për gjëra të
mëdha, por përsërit të njëjtat fjalë.
Në mes hyn edhe Toni. "Ari është vulgar!"
Ari është njeriu më
problematik brenda
shtëpisë!" - ka thënë
Eltoni, në vijim të bisedës
së tij me Junën, në lidhje
me Arin. Ai ka shtuar
se veç kësaj ishte edhe
shumë kontradiktor.
Sipas tij, të dyja këto
ai i shfaqte në sjellje,
veprime dhe fjalorin
që përdorte. "Ari është
vulgar!" - ka thënë Eltoni.
Aida komenton "Big Brother 2"
BIKA
Gjërat pozitive - Idealiste.
Gjërat negative - S‘mundohet të njohë njerëzit.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Si thua për pendët? Kujt i ranë?
ADELAJDA
Gjërat pozitive - ??? Kompromisi me ambientin.
Gjërat negative - Manipuluese.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Kur do të vish ta pimë një kafe
në Tiranë.
ZHULJETA
Gjërat pozitive - Feminiliteti.
Gjërat negative - Posesive.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Je një femër e zonja.
ERJOLA
Gjërat pozitive - Zemër e pastër.
Gjërat negative - Beson shumë te njerëzit.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Lufto për veten.
LIRITA
Gjërat pozitive - Karakter pa komplekse.
Gjërat negative - Kyçet e dobëta të këmbëve.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Mos u rrëzo më, se më vdiqe.
MOZA
Gjërat pozitive - E qeshur.
Gjërat negative - Paaftësi të njohë karakteret.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Të kam xhan akoma.
MESIDA
Gjërat pozitive - Sinqeriteti.
Gjërat negative - Naiviteti i tepërt.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Merr mundimin t‘i njohësh
njerëzit… e jo t‘i fantazosh ata.
ANJEZA
Gjërat pozitive - Aktrimi.
Gjërat negative - Aktrimi.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Bravo, je e vetmja që ke mundur
të më hedhësh hi syve.
JUNA
Gjërat pozitive - Inteligjente.
Gjërat negative - S‘pata mundësi ta njihja aq shumë.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Luaj në piano edhe një herë për
mua "Disperatamente Giulia".
ADI
Gjërat pozitive - Humori.
Gjërat negative - Mungesë vullneti.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Tërbohuuuuuuuuuu…
PAULINI
Gjërat pozitive - Punëtor.
Gjërat negative - Egoist.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Shpresoj të kesh gjetur rrugën
e ndërmjetme midis teje dhe fëmijëve të tu.
DRITANI
Gjërat pozitive - Përpikmëria.
Gjërat negative - Luhatshmëria.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Unë di ta mbaj fjalën, po ti?
AGONI
Gjërat pozitive - I zgjuar.
Gjërat negative - Fiksimet.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - O ti zotriiii…
BJORDI
Gjërat pozitive - Përkëdheljet.
Gjërat negative - Shpërqendrimi.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Rritu…
ARJONI
Gjërat pozitive - I dashur.
Gjërat negative - Impulsiviteti.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Xhan, xhan unë ty.
QETSOR
Gjërat pozitive - Baba i mirë.
Gjërat negative - Hileqar.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Bravo.
ANI
Gjërat pozitive - Shpirt i pastër.
Gjërat negative - Se mban pijen.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Jam e lumtur që u pajtove me
lepurushen.
ARI
Gjërat pozitive - I padjallëzuar.
Gjërat negative - Implusiviteti.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Je një shok i mirë.
TONI
Gjërat pozitive - I shoqërueshëm.
Gjërat negative - Llupës.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Hasonooo… më ka marrë malli.
Aida, çfarë note do t‘i vendosje vetes në këtë
eksperiencë?
10 për vërtetësinë dhe 8 për lojën.
Po njerëzit e tu më të afërt si e komentuan qëndrimin
tënd, a të bënë kritika?
Si për habinë time jo. Si asnjëherë tjetër më
thanë me zë të lartë:
Jemi krenarë për ty. Për mua kjo është
fitore, s‘dua trofe tjetër.
Po vëllain e vogël e takove, a të kishte parë dhe si
i ishe dukur atij?
Tema e familjes sime është përfolur shumë
dhe unë s‘do ta lejoj më këtë, qoftë edhe me
një "po", ose të kundërtën e saj.
Pse dole pikërisht ti Aida?
Kur ta di, do ju përgjigjem.
A ke pasur gabime dhe cilat kanë qenë ato gjatë
qëndrimit në shtëpi?
Mesa duket, ky është realiteti...duhet të
dish të aktrosh.
A ka miqësi brenda në "Big Brother", po dashuri?
Po ka, por është e vështire t‘i gjesh dhe t‘u
japësh jetëgjatësi atyre, përderisa ka konflikt
interesi.
Kush të duket çift i vërtetë, Adela-Bjordi, apo Arjoni
dhe Anjeza?
Adela dhe Bjordi janë partnerë të domosdoshëm
loje për njëri-tjetrin dhe në vërtetësinë
e lojës, po ata janë çift.
Arjoni është respektues fanatik i ndjenjave
dhe përjetues me shpirt i dashurisë. Anjezën
nuk e njoh edhe aq shumë.
Kush është Adela për ty?
Dikush i rastësishëm dhe që s‘ka lënë gjurmë
në rrugët e jetës time.
Po Sori?
Një luftarak i denjë.
Cilin nga banorët do ta nxirrje menjëherë nga
shtëpia?
Anjezën për mosmirënjohjen e saj.
Ke pasur ndonjë frikë gjatë qëndrimit në atë shtëpi?
E vetmja frikë, nëse mund të cilësohet e
tillë, ishte keqinterpretimi i opinioneve të mia.
Po tani, çfarë do të ndodhë me ty, planet e tua?
Si përherë...do të vazhdoj të eci për të krijuar
botën time dhe të mundohem për gjërat
që ia vlejnë të më rrethojnë.
Aida, a je e lumtur?
Mundohem dhe investoj shumë për të
qenë e tillë.
Ke shumë fansa, a ke ndonjë mesazh për ta?
Ju falënderoj që ishit aty për mua, për
përkrahjen tuaj pa u lodhur në çdo moment
dhe në çdo hap që unë kam bërë. Ju jam
mirënjohëse dhe ju përqafoj fort.
Flasin këngëtarët për "reality show "
Altin Goci
1. Për herë të parë këtë lloj formati
e kam ndjekur nga "Mediaset", kur atje
nisi "Grande Fratello" dhe kureshtja
ishte e madhe. Ata që pranojnë të
përgjohen nga kamerat 24 orë non
stop, më duken në rolin e kavieve. Kam
përshtypjen se janë njerëz në kërkim të
famës dhe publicitetit të shpejtë, por
të mos harrojmë se kjo ka një çmim.
2. Sado të përpiqen kamerat,
përsëri rezervat në zbulimin e karaktereve
ekzistojnë. Mendoj se
autokontrolli është i fortë, aq më
shumë kur ky lloj formati zhvillohet
këtu në Shqipëri, ku mentaliteti është
ende i mbyllur.
3. Jo, nuk do të hyja në një "reality".
4. Po hipotezoj dhe them se fitues
do të jetë një mashkull.
Samanta Karavello
1. Çdokush ka dëshirë që të bëhet
personazh publik. Ndoshta prania në
këtë format televiziv është një mënyrë
për t‘ia arritur kësaj. Kam mendimin se
ata që hyjnë në një spektakël të tillë,
kanë dëshirë të jenë pjesë e "show
bizit".
2. Kjo varet nga karakteri i gjithsekujt.
Vjet më kujtohet një konkurrente
që ishte Noçja dhe ajo ka qenë
plotësisht vetvetja. Por, mes banorëve
të BB ka edhe aktorë. Megjithëse konkurrentët
në fillim përpiqen të bëjnë
interesantët, duke u shfaqur paksa
ndryshe, por në fund del realiteti i tyre.
3. Nëse do të kisha një propozim
për një "reality" që i përshtatet profesionit
tim, do të pranoja.
4. Meshkujt më duken lojtarë më
të zotë.
Vedat Ademi
1. Unë personalisht nuk jam shumë
fans i këtij lloj formati. Jam i bindur
se edhe po të isha i panjohur, nuk do
të ndillesha për të qenë pjesë e një
spektakli të tillë, pasi nuk më pëlqen
që jetën time ta bëj publike.
2. Nuk u besoj atyre që hyjnë në
këtë lojë. Mendoj se ata janë 100%
të shtirur dhe janë të prirur që çdo
moment të sillen ndryshe nga ajo që
janë në realitet.
3. Jo, nuk do të hyja kurrë në një
"reality" edhe sikur të ishte një garë
mes personazheve të famshëm.
4. Them se do të fitojë një femër.
Era Rusi
1. Përshtypja që më është krijuar
duke parë këtë lloj formati si në
Shqipëri ashtu edhe jashtë vendit,
është se "Big Brother" më duket një
eksperiencë shumë e bukur. Sidomos
për ata njerëz që kanë guximin
ta bëjnë publike jetën e tyre deri në
detaje.
2. Mendoj se banorët e "Big Brother"
në fillim luajnë dhe i fshehin
emocionet e vërteta, por pasi kalon një
farë kohe nën vëzhgimin e kamerave,
ata e harrojnë që janë në një "reality
show" dhe fillojnë të bëhen të vërtetë.
3. Jo. Nuk do të më pëlqente që jeta
ime të ishte e vëzhguar, pasi privatësia
është shumë e çmuar për mua.
4. Do të më pëlqente që në këtë edicion
të "Big Brother" të fitonte një femër.
Arsyeja është se në Shqipëri trysnia mbi
femrat është ende e madhe. Megjithatë
do të dëshiroja që të mos avantazhohej
një fituese femër, vetëm sepse është
femër, por sepse sjell një vlerë.
Valon Shehu
1. Kur e kam parë për herë të parë
këtë lloj formati, kam menduar se ideja
është interesante. Madje edhe unë vetë
kam dëshiruar të bëhem pjesë e një
spektakli të tillë. Më pëlqen ideja të
jem para kamerave dhe njerëzit të më
njohin të vërtetë, ashtu siç jam.
2. Mendoj se realiteti del, sidomos
pas disa kohësh që banorët kanë kaluar
brenda shtëpisë së bashku. Dy, tri ditë
edhe mund të shtiresh, por më gjatë jo.
3. Po, do të merrja pjesë me shumë
dëshirë në një "reality show".
4. Mendoj se këtë edicion të "Big
Brother" fituese do të jetë një femër.
Emmy
1. Mendoj që zgjedhja e atyre që
vendosin të hyjnë për gati tre muaj në
një shtëpi të përgjuar nga kamerat,
është fitorja dhe fama, asgjë më pak
dhe asgjë më shumë.
2. Për mendimin tim edhe
mund të dalin emocionet e vërteta,
por jo gjithmonë. Të mos harrojmë
se ata janë 24 orë të ndjekur nga
kamerat dhe nga vëmendja e teleshikuesve
dhe këtë fakt ata e dinë
shumë mirë.
3. Jo. E kam të pamundur që të
banoj në një shtëpi me njerëz që janë
krejtësisht të panjohur për mua. Pastaj
nuk mund të rri e mbyllur në shtëpi, pa
televizor, telefon etj.
4. Meqenëse fituesi i edicionit
të shkuar ka qenë mashkull, këtë
radhë do të doja që fituese të jetë
një femër.
Tergita Gusta
1. Mendoj se përveç synimit të
fitores së çmimit të madh, kjo më
duket një mënyrë disi e veçantë e
vënies në provë të vetvetes në situata
të ndryshme. Ngjan si një lloj
eksperimenti.
2. Po të vrojtohesh 24 orë në 24,
emocionet e vërteta do të dalin diku.
Megjithëse unë realisht mendoj që ky
lloj vrojtimi nxjerr në pah më shumë
anët negative se pozitive, për shkak të
trysnisë së shtëpisë.
3. Më intrigon ideja. Po të isha në
një pozitë tjetër, po. Në disa situata
nuk e kam testuar ende veten dhe kjo
mund të jetë një mënyrë.
4. Këtë radhë, për arsye të ndryshme,
do të dëshiroja një fituese.
Për shembull Adela, pasi do të më
pëlqente të dija se çfarë do të bëhej
me jetën e saj pas fitores (nëse do të
fitonte).
Shenim: Suplementin mund ta lexoni edhe ne PDF
Moza dhe Adela, gati për në skenë Moza dhe Adela këndojnë nëpër shtëpi.
Ato të dyja kanë shprehur dëshirën që
të merren me muzikë. Eltoni mendon
se Mozës mund t‘i përshtatet edhe
moda, apo fotografia. Adela thotë se ka një dëshirë
shumë të madhe për të kënduar dhe të paktën do
të përpiqet që të realizojë vetëm një këngë. Eltoni
dhe Arjoni i japin asaj informacione lidhur me
realizimin e klipeve të një kënge, sponsorizimit,
publicitetit dhe investimit në para.
Ardita, motra e Mozës rrëfen:
Moza kishte menduar të
regjistronte një këngë.
«Moza e ka pasur gjithmonë pasion muzikën dhe
këngën. Për këtë arsye, ajo shpesh gjendet duke
kënduar gjatë kohës së qëndrimit në ‘Big Brother‘".
Këto fjalë rrëfehen nga motra e konkurrentes
nga Kosova, Ardita, e cila më pas shton për
Mozën se "ajo ka pasur gjithmonë dëshirë që të
këndojë dhe pavarësisht se i kanë ofruar të bëjë
modelen, ajo ëndërr ka pasur këngën". Moza, siç
tregon motra e saj, edhe po të mos hynte në "Big
Brother" kishte në plan të regjistronte një këngë
dhe të xhironte një klip. Ashtu si shumë moshatarë
të saj, rryma të preferuara ka R&B, Hip-Hop dhe
sigurisht muzikë shqiptare, ku grupi që i pëlqen
më shumë janë djemtë e "The Skillz", madje motra
e saj tregon se ajo ka pasur dëshirë që një duet ta
bënte me këtë grup.
Ani: Nuk jam ndarë nga e dashura
AIDA
Gjërat pozitive - Më pëlqente fakti se
bënte shumë humor me mua.
Gjërat negative - Është pak nevrike.
MOZA
Gjërat pozitive - E bukur.
Gjërat negative - E bukur.
ADELAJDA
Gjërat pozitive - Oratore.
Gjërat negative - Nuk di t‘i thotë gjërat
në sy.
BIKA
Gjërat pozitive - E drejtpërdrejtë.
Gjërat negative - Nuk më pëlqente kur
tërhiqej nga loja.
LIRITA
Gjërat pozitive - Më pëlqenin batutat
e saj.
Gjërat negative - Ndonjëherë ishte e
akullt.
ANJEZA
Gjërat pozitive - Vajzë me kurajo.
Gjërat negative - Ishte pak e largët me
mua.
JUNA
Gjërat pozitive - E sjellshme.
Gjërat negative - Nuk ka ndonjë gjë që
nuk shkon tek ajo.
ADI
Gjërat pozitive - Më ka pëlqyer që para
se të hyja dhe brenda shtëpisë kishim një
komunikim perfekt.
Gjërat negative - Nuk më pëlqeu vetëm një
herë që e tejkaloi me pijen.
QETSORI
Gjërat pozitive - Me mua ishte në rregull
për gjithçka.
Gjërat negative - Me të tjerët më dukej se
e kalonte masën.
ARJONI
Gjërat pozitive - Sportiviteti.
Gjërat negative - Vetizolimi.
BJORDI
Gjërat pozitive - Humori.
Gjërat negative - Rastet kur fl iste me fjalë
banale.
DRITANI
Gjërat pozitive - Saktësia.
Gjërat negative - Serioziteti.
TONI
Gjërat pozitive - Të qeshurën.
Gjërat negative - Nuk m‘u duk shumë i
sinqertë.
ARJANI
Gjërat pozitive - Bagazhi jetësor.
Gjërat negative - Nuk i lë të tjerët që të
fl asin.
Je penduar ndonjë moment për praninë tënde në
"Big Brother"?
Jo, madje do t‘i rikthehesha një eksperience
të tillë me shumë dëshirë.
A mendon se ke bërë gabime dhe çfarë do të ndryshoje
në sjelljen tënde brenda shtëpisë së BB?
Gabimi im kanë qenë momentet kur bija
në dëshpërim dhe sikleti që pata në kohën
që duhej të zhvishesha për të dalë në pishinë.
Po të rikthehesha do të isha më i qeshur dhe
më i çlirët.
A i trembesh gjykimit të familjarëve të t‘u?
Jo, ata më kanë përkrahur gjithmonë.
Kush nga banorët të zhgënjeu?
Asnjeri.
Cilët ishin miqtë e t‘u më të mirë brenda shtëpisë?
Adi, Dritani dhe Aida.
A të vjen keq që mediat kanë folur për lidhjen tënde
të dashurisë?
Jo.
A je ndarë nga e dashura për të cilën ke treguar?
Jo, nuk jam ndarë.
Po të lidheshe me ndonjë vajzë atje brenda, a do të
bëje seks para kamerave?
Jo.
Cilin nga banorët që janë aktualisht brenda shtëpisë
së BB-së do ta nxirrje që nesër?
Tonin.
Çfarë do të doje të bëje në këto momente?
Të dilja jashtë Shqipërisë për pushime.
Nëna e Bjordit: Po pres të takohem me nënën e Adelës
Antoneta, si t‘u duk surpriza
që t‘u bë të shtunën falë
ditarit të Bjordit, a e prisje?
Jo, nuk e prisja, por Bjordi
gjithmonë më ka befasuar, sa më
shumë rri atje brenda, aq më shumë
më befason. Më vuri para përgjegjësisë
dhe rriti besimin që ai ka tek unë.
A ke diçka që nuk e the atë natë
dhe që do ta thuash tani?
Në të vërtetë isha e papërgatitur
atë natë, m‘u duk se fola shumë pa
thënë atë që Bjordit i duhej.
Nuk e mendoja se do të kishte një
surprizë direkte me mua, mendova
se surpriza ka vetëm për banorët
e shtëpisë. Kjo më befasoi dhe më
largoi nga tema ku duhej të përqendrohesha.
Duke pasur parasysh
Bjordin me atë letër, më mrekulloi.
Kuptova se çfarë besimi ka Bjordi
tek unë jo vetëm si nënë, por edhe
si shoqe. Si njeriu më i afërt dhe më i
aftë i tij, për t‘i dhënë këto mendime
kaq delikate. Bjordi më kërkoi që të
ndihmoja Adelën dhe t‘ua shpjegoja
këtë situatë prindërve të saj. Besoj
se Bjordi plus dashurisë që i dhuron
Adelës, është impenjuar në veten
e tij për ta ndihmuar atë, por edhe
për të mos e rënduar për çka i përket
atij në raportin që ka krijuar me këtë
vajzë. Megjithatë, pas ndërhyrjes
time, Adela është më pak e tkurrur
dhe duket se po e jeton atë ndjenjë,
duke menduar më pak për opinionin
jashtë.
Si t‘u duk reagimi i Sanijes?
Nuk e dëgjova, por më thanë
njerëzit jashtë. Për ta ndihmuar dhe
për t‘i dhënë një mesazh jo vetëm
Sanijes, por edhe opinionit, harrova
mesazhin që duhet t‘i jepja djalit tim,
por përgjigjja e saj më indinjoi, se
të paktën Sanija duhet të më kishte
falënderuar. Mund të kishte ndodhur
edhe ndryshe, pas leximit të letrës,
mund të ndodhte që unë të mos isha
dakord me atë që kërkonte Bjordi. Nuk
e dija fare që Sanija ishte aty, por pasi
mbaroi intervista më përgëzuan dy tre
prindër të tjerë që ishin në krah të Sanijes.
U befasova, i dhashë dorën dhe
i thashë: "Qenke këtu, më bëhet qejfi".
Nuk dua ta rëndoj, por i shikoj
vërtet shumë larg realitetit në të cilin
po jetojmë. Nuk mund të them vetëm
që janë nën presion, por vetë realiteti
i tyre është shumë i largët.
A pati një takim pas natës së
spektaklit me Sanijen?
Nuk jam takuar, për arsye se duke
pasur lidhje krushqie, Sanija më ka
dërguar fjalë që do të takoheshim dhe
unë po pres.
"Big Brother", përvojë e pashlyeshme
Të gjithë banorët
bëjnë tatuazhe,
përveç Adelës dhe Arit «Big Brother" u ka dhënë
banorëve të shtëpisë
më të famshme në
Shqipëri mundësinë
për të bërë tatuazhe, për të cilat flisnin
aq shumë. Ata kanë diskutuar
gjatë se çfarë tatuazhi të zgjidhnin
e në ç‘pjesë të trupit ta "aplikonin".
Përgjatë gjithë natës, ata kanë bërë
me radhë secili tatuazhin e vet, me
përjashtim të Adelajdës dhe Arjanit.
Arjoni dhe Anjeza i kanë bërë tatuazhet
në të njëjtin vend. Ai i ka qëndruar
pranë asaj gjatë gjithë kohës,
për shkak të dhimbjeve të lehta që
ajo ndiente. "Sa keq që nuk ishte edhe
Aida!" - ka thënë Qetsori. Ajo kishte
shumë qejf ta bënte një!". Mëngjesi
i së dielës i ka gjetur banorët me një
tjetër kujtim nga kjo eksperiencë,
kësaj here në trupin e tyre.
Adi gdhend në
lëkurë fjalën "loku"
I pari nga banorët që ka bërë tatuazh
ka qenë Adi. Ai ka zgjedhur të
bëjë si tatuazh në trupin e tij inicialet
e "Big Brother", por edhe fjalën "loku",
një emër përkëdhelës që përdoret
nga Adi e nga miqtë dhe ambientet
që ai frekuenton në Tiranë. Fjalët
"Big Brother Loku" fillimisht ai ka
dashur t‘i shkruajë me shkronja
kineze, por më pas ka zgjedhur një
prej sugjerimeve të specialistëve, që
"Vëllai i Madh" i kishte futur në shtëpi
për këtë qëllim. Në fakt, ky nuk ishte
tatuazhi i parë i Adit, pasi në trupin
e tij, ai, ashtu si një pjesë e banorëve,
ka edhe tatuazhe të tjerë.
Tatuazhet
tregojnë personalitetin
Arjani ka thënë se ai nuk donte
të bënte një tatuazh me inicialet e
"Big Brother". "Nuk po ndiej ndonjë
përkatësi!" - ka thënë ai. Sipas Arit, një
tatuazh, ishte diçka shumë e rëndësishme,
për të cilën duhet të mendoheshe
mirë para se ta bëje, pasi ishte
diçka që nuk zhbëhej më. Veç kësaj ai
i kishte tre të tjerë në trupin a tij. Më
pas Ari ka shtuar se nuk mund të bënte
tatu inicialet e "Big Brother", kur nuk e
dinte fare se çfarë shije mund t‘i linte
në fund kjo eksperiencë, apo çfarë
ndikimi mund të kishte në jetën e tij.
Juna: "Fenomen"
Ari: "Dikush ndryshe nga të tjerët"
Ari, Junës: Ti ke mentalitet
të prapambetur! «Ti nuk je e emancipuar,
ti ke një mentalitet të
prapambetur!" - i ka
thënë Ari, Junës, gjë të
cilën ajo e ka mohuar kategorikisht.
Debati mes të dyve ka nisur kur Juna,
duke folur për prostitucionin dhe
shtëpitë publike, ka thënë se edhe në
Shqipëri duhet të kishte të tilla dhe se
ajo nuk e kuptonte pse të mos kishte.
"Ta them unë pse!" - i ka thënë Ari
dhe ka shtuar se kur një femër si ajo
që kishte jetuar 10 vjet në Gjermani,
nuk ishte e hapur ndaj përdorimit
të disa fjalëve, si mund të ishte kjo
shoqëri ndaj shtëpive publike. Sipas
Junës, këto dy gjëra nuk kishin aspak
lidhje me njëra-tjetrën. Ajo i tha se ia
kishte shpjeguar shumë herë, por "ai
aq kishte". Ari i ka thënë se fjalë dhe
gjeste të tilla nuk i shkonin një femre
të emancipuar, siç pretendonte ajo
të ishte.
Juna: Unë nuk ulem në nivelin
e Arit, por nga ai i pres
të gjitha
Juna i ka treguar Eltonit se çfarë
kishte ndodhur saktësisht mes saj
dhe Arit. Ajo kishte hyrë në dhomë,
ku Ari dhe banorët e tjerë kishin
qenë duke biseduar, ndërsa ajo ishte
shtrirë në krevatin e Adit dhe kishte
filluar bisedën me të, duke ndenjur
me kurriz nga Ari. Ai i kishte thënë
se nuk ishte etike t‘i ndërprisje të
tjerët ndërsa flisnin, se ajo nuk ishte
edhe aq e bukur, se ishte hipokrite
dhe shumë epitete të tjera, njëri më
i rëndë se tjetri. Juna e kishte pyetur
se ku i kishte gjetur gjithë ato përcaktime?
"I kam mbyllur bisedat me
Arin!" - i tha më pas Juna, Eltonit, pasi
në moshën tonë mund të tolerosh një
apo dy shaka, por kur tjetrit i thua
që e teprove, duhet ta mbyllë me aq,
gjë që Ari nuk e bën. Ajo ka shtuar:
"Unë nuk mund të ulem në nivelin
e tij dhe të merrem me të!". Më vonë
Juna i ka thënë Eltonit se nuk e dinte
nëse Qetsori e përkrah Arin, pasi ai
kishte deklaruar që bënte lojën e vet.
Duke u shprehur për Arin, Juna i thotë
Eltonit: "Ai po pret ndonjë sherr, por
sherr unë nuk kam për t‘i bërë!" - dhe
ka shtuar se Ari shpreson ta prekë atë
në sedrën e femrës. Më pas Juna i ka
rrëfyer Eltonit: "Nga Ari nuk pres më
asgjë, apo më saktë, nga Ari i pres të
gjitha!".
Ari: Debati me Junën s‘do
mbyllet me kaq!
Duke qëndruar në dhomë, Ari
merr shkas nga fakti që Juna i kthen
kurrizin, ndërsa ai flet me Adin dhe
kapet me të. Ai i kërkon që të lëvizë
ndërkohë që bashkëbisedon, por ajo
nuk pranon. Adi i thotë që debatin
mes tyre e kanë mbyllur, por Ari ia
kthen: "Debati ynë nuk do të mbyllet
kurrë!" Juna thotë që nuk i intereson
ky debat. Adi e pyet se ku qëndronte
debati mes tyre. Ari thotë: "Debati
qëndron në faktin që Juna është komplet
false, hipokrite dhe e paedukatë
për mua!". Juna preferon që fjalët
e tij t‘i marrë me të qeshur. Eltoni
shprehet që nuk i pëlqejnë debatet
mes tyre dhe nuk e kupton këtë gjë.
Ari mendon që ajo nuk është vajzë e
hapur siç po kërkon të shfaqet, por
ka shumë komplekse.
Juna: Edhe po të kisha
mbetur në një ishull të vetmuar,
kurrë seks me Arin
"Ari ka konceptin që femrat duhet
të rrënohen para tij", është shprehur
Eltoni, duke gjykuar sjelljen e Arit në
lidhje me femrat e shtëpisë. "U gërric
me Mozën dhe Moza s‘ia vari", ka
thënë Juna. Sipas të dyve, kjo është
edhe arsyeja që tani s‘lë gjë pa thënë
për Mimozën. Juna ka thënë se edhe
në një ishull të vetmuar po të ishte,
nuk do t‘i shkonte mendja kurrë për
Arin.
Juna: Ari do të jetë protagonist!
Sipas Eltonit, Ari mendon se Juna,
duke qenë femër, ishte e dobët. "Unë
nuk jam nga ato që më thua një fjalë
dhe të filloj të qaj", ka thënë Juna.
Sipas saj, Ari e harronte faktin që Juna
ishte 30 vjeçe dhe në jetën e saj kishte
pasur të bënte me lloj-lloj njerëzish.
"Ai do të krijojë situata të rënda, ku të
jetë protagonist", ka vijuar Juna, duke
thënë se këtë s‘duhet ta bënte me të!
Ari: Nuk pendohem për
çfarë i thashë Junës
Eltoni i tërheq vërejtje Arit për
sjelljen e tij gjatë debatit me Junën.
Sipas tij, Ari u kap kot me fjalë me
Junën për një temë që është diskutuar
shumë herë. Ari justifikohet se
e bëri sepse i ishin akumuluar disa
fjalë që i kishin mbetur fiksim për t‘ia
thënë. Ai shprehet se nuk ka asnjë
pendesë për çfarë i tha asaj gjatë debatit,
sepse mendon se i meritonte.
Eltoni i thotë që të mos kapet gjatë
gjithë kohës për gjëra të vogla, pa
rëndësi, por nëse vërtet do të kapet
me të, le të kapet edhe për gjëra më
të mëdha. Ari i thotë se Junës po ia
kthen me të njëjtën monedhë: për
çfarë flet ajo, flet edhe ai, sepse as
ajo nuk po kapet me të për gjëra të
mëdha, por përsërit të njëjtat fjalë.
Në mes hyn edhe Toni. "Ari është vulgar!"
Ari është njeriu më
problematik brenda
shtëpisë!" - ka thënë
Eltoni, në vijim të bisedës
së tij me Junën, në lidhje
me Arin. Ai ka shtuar
se veç kësaj ishte edhe
shumë kontradiktor.
Sipas tij, të dyja këto
ai i shfaqte në sjellje,
veprime dhe fjalorin
që përdorte. "Ari është
vulgar!" - ka thënë Eltoni.
Aida komenton "Big Brother 2"
BIKA
Gjërat pozitive - Idealiste.
Gjërat negative - S‘mundohet të njohë njerëzit.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Si thua për pendët? Kujt i ranë?
ADELAJDA
Gjërat pozitive - ??? Kompromisi me ambientin.
Gjërat negative - Manipuluese.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Kur do të vish ta pimë një kafe
në Tiranë.
ZHULJETA
Gjërat pozitive - Feminiliteti.
Gjërat negative - Posesive.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Je një femër e zonja.
ERJOLA
Gjërat pozitive - Zemër e pastër.
Gjërat negative - Beson shumë te njerëzit.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Lufto për veten.
LIRITA
Gjërat pozitive - Karakter pa komplekse.
Gjërat negative - Kyçet e dobëta të këmbëve.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Mos u rrëzo më, se më vdiqe.
MOZA
Gjërat pozitive - E qeshur.
Gjërat negative - Paaftësi të njohë karakteret.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Të kam xhan akoma.
MESIDA
Gjërat pozitive - Sinqeriteti.
Gjërat negative - Naiviteti i tepërt.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Merr mundimin t‘i njohësh
njerëzit… e jo t‘i fantazosh ata.
ANJEZA
Gjërat pozitive - Aktrimi.
Gjërat negative - Aktrimi.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Bravo, je e vetmja që ke mundur
të më hedhësh hi syve.
JUNA
Gjërat pozitive - Inteligjente.
Gjërat negative - S‘pata mundësi ta njihja aq shumë.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Luaj në piano edhe një herë për
mua "Disperatamente Giulia".
ADI
Gjërat pozitive - Humori.
Gjërat negative - Mungesë vullneti.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Tërbohuuuuuuuuuu…
PAULINI
Gjërat pozitive - Punëtor.
Gjërat negative - Egoist.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Shpresoj të kesh gjetur rrugën
e ndërmjetme midis teje dhe fëmijëve të tu.
DRITANI
Gjërat pozitive - Përpikmëria.
Gjërat negative - Luhatshmëria.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Unë di ta mbaj fjalën, po ti?
AGONI
Gjërat pozitive - I zgjuar.
Gjërat negative - Fiksimet.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - O ti zotriiii…
BJORDI
Gjërat pozitive - Përkëdheljet.
Gjërat negative - Shpërqendrimi.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Rritu…
ARJONI
Gjërat pozitive - I dashur.
Gjërat negative - Impulsiviteti.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Xhan, xhan unë ty.
QETSOR
Gjërat pozitive - Baba i mirë.
Gjërat negative - Hileqar.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Bravo.
ANI
Gjërat pozitive - Shpirt i pastër.
Gjërat negative - Se mban pijen.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Jam e lumtur që u pajtove me
lepurushen.
ARI
Gjërat pozitive - I padjallëzuar.
Gjërat negative - Implusiviteti.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Je një shok i mirë.
TONI
Gjërat pozitive - I shoqërueshëm.
Gjërat negative - Llupës.
Po ta kishe sot përballë çfarë do t‘i thoshe? - Hasonooo… më ka marrë malli.
Aida, çfarë note do t‘i vendosje vetes në këtë
eksperiencë?
10 për vërtetësinë dhe 8 për lojën.
Po njerëzit e tu më të afërt si e komentuan qëndrimin
tënd, a të bënë kritika?
Si për habinë time jo. Si asnjëherë tjetër më
thanë me zë të lartë:
Jemi krenarë për ty. Për mua kjo është
fitore, s‘dua trofe tjetër.
Po vëllain e vogël e takove, a të kishte parë dhe si
i ishe dukur atij?
Tema e familjes sime është përfolur shumë
dhe unë s‘do ta lejoj më këtë, qoftë edhe me
një "po", ose të kundërtën e saj.
Pse dole pikërisht ti Aida?
Kur ta di, do ju përgjigjem.
A ke pasur gabime dhe cilat kanë qenë ato gjatë
qëndrimit në shtëpi?
Mesa duket, ky është realiteti...duhet të
dish të aktrosh.
A ka miqësi brenda në "Big Brother", po dashuri?
Po ka, por është e vështire t‘i gjesh dhe t‘u
japësh jetëgjatësi atyre, përderisa ka konflikt
interesi.
Kush të duket çift i vërtetë, Adela-Bjordi, apo Arjoni
dhe Anjeza?
Adela dhe Bjordi janë partnerë të domosdoshëm
loje për njëri-tjetrin dhe në vërtetësinë
e lojës, po ata janë çift.
Arjoni është respektues fanatik i ndjenjave
dhe përjetues me shpirt i dashurisë. Anjezën
nuk e njoh edhe aq shumë.
Kush është Adela për ty?
Dikush i rastësishëm dhe që s‘ka lënë gjurmë
në rrugët e jetës time.
Po Sori?
Një luftarak i denjë.
Cilin nga banorët do ta nxirrje menjëherë nga
shtëpia?
Anjezën për mosmirënjohjen e saj.
Ke pasur ndonjë frikë gjatë qëndrimit në atë shtëpi?
E vetmja frikë, nëse mund të cilësohet e
tillë, ishte keqinterpretimi i opinioneve të mia.
Po tani, çfarë do të ndodhë me ty, planet e tua?
Si përherë...do të vazhdoj të eci për të krijuar
botën time dhe të mundohem për gjërat
që ia vlejnë të më rrethojnë.
Aida, a je e lumtur?
Mundohem dhe investoj shumë për të
qenë e tillë.
Ke shumë fansa, a ke ndonjë mesazh për ta?
Ju falënderoj që ishit aty për mua, për
përkrahjen tuaj pa u lodhur në çdo moment
dhe në çdo hap që unë kam bërë. Ju jam
mirënjohëse dhe ju përqafoj fort.
Flasin këngëtarët për "reality show "
Altin Goci
1. Për herë të parë këtë lloj formati
e kam ndjekur nga "Mediaset", kur atje
nisi "Grande Fratello" dhe kureshtja
ishte e madhe. Ata që pranojnë të
përgjohen nga kamerat 24 orë non
stop, më duken në rolin e kavieve. Kam
përshtypjen se janë njerëz në kërkim të
famës dhe publicitetit të shpejtë, por
të mos harrojmë se kjo ka një çmim.
2. Sado të përpiqen kamerat,
përsëri rezervat në zbulimin e karaktereve
ekzistojnë. Mendoj se
autokontrolli është i fortë, aq më
shumë kur ky lloj formati zhvillohet
këtu në Shqipëri, ku mentaliteti është
ende i mbyllur.
3. Jo, nuk do të hyja në një "reality".
4. Po hipotezoj dhe them se fitues
do të jetë një mashkull.
Samanta Karavello
1. Çdokush ka dëshirë që të bëhet
personazh publik. Ndoshta prania në
këtë format televiziv është një mënyrë
për t‘ia arritur kësaj. Kam mendimin se
ata që hyjnë në një spektakël të tillë,
kanë dëshirë të jenë pjesë e "show
bizit".
2. Kjo varet nga karakteri i gjithsekujt.
Vjet më kujtohet një konkurrente
që ishte Noçja dhe ajo ka qenë
plotësisht vetvetja. Por, mes banorëve
të BB ka edhe aktorë. Megjithëse konkurrentët
në fillim përpiqen të bëjnë
interesantët, duke u shfaqur paksa
ndryshe, por në fund del realiteti i tyre.
3. Nëse do të kisha një propozim
për një "reality" që i përshtatet profesionit
tim, do të pranoja.
4. Meshkujt më duken lojtarë më
të zotë.
Vedat Ademi
1. Unë personalisht nuk jam shumë
fans i këtij lloj formati. Jam i bindur
se edhe po të isha i panjohur, nuk do
të ndillesha për të qenë pjesë e një
spektakli të tillë, pasi nuk më pëlqen
që jetën time ta bëj publike.
2. Nuk u besoj atyre që hyjnë në
këtë lojë. Mendoj se ata janë 100%
të shtirur dhe janë të prirur që çdo
moment të sillen ndryshe nga ajo që
janë në realitet.
3. Jo, nuk do të hyja kurrë në një
"reality" edhe sikur të ishte një garë
mes personazheve të famshëm.
4. Them se do të fitojë një femër.
Era Rusi
1. Përshtypja që më është krijuar
duke parë këtë lloj formati si në
Shqipëri ashtu edhe jashtë vendit,
është se "Big Brother" më duket një
eksperiencë shumë e bukur. Sidomos
për ata njerëz që kanë guximin
ta bëjnë publike jetën e tyre deri në
detaje.
2. Mendoj se banorët e "Big Brother"
në fillim luajnë dhe i fshehin
emocionet e vërteta, por pasi kalon një
farë kohe nën vëzhgimin e kamerave,
ata e harrojnë që janë në një "reality
show" dhe fillojnë të bëhen të vërtetë.
3. Jo. Nuk do të më pëlqente që jeta
ime të ishte e vëzhguar, pasi privatësia
është shumë e çmuar për mua.
4. Do të më pëlqente që në këtë edicion
të "Big Brother" të fitonte një femër.
Arsyeja është se në Shqipëri trysnia mbi
femrat është ende e madhe. Megjithatë
do të dëshiroja që të mos avantazhohej
një fituese femër, vetëm sepse është
femër, por sepse sjell një vlerë.
Valon Shehu
1. Kur e kam parë për herë të parë
këtë lloj formati, kam menduar se ideja
është interesante. Madje edhe unë vetë
kam dëshiruar të bëhem pjesë e një
spektakli të tillë. Më pëlqen ideja të
jem para kamerave dhe njerëzit të më
njohin të vërtetë, ashtu siç jam.
2. Mendoj se realiteti del, sidomos
pas disa kohësh që banorët kanë kaluar
brenda shtëpisë së bashku. Dy, tri ditë
edhe mund të shtiresh, por më gjatë jo.
3. Po, do të merrja pjesë me shumë
dëshirë në një "reality show".
4. Mendoj se këtë edicion të "Big
Brother" fituese do të jetë një femër.
Emmy
1. Mendoj që zgjedhja e atyre që
vendosin të hyjnë për gati tre muaj në
një shtëpi të përgjuar nga kamerat,
është fitorja dhe fama, asgjë më pak
dhe asgjë më shumë.
2. Për mendimin tim edhe
mund të dalin emocionet e vërteta,
por jo gjithmonë. Të mos harrojmë
se ata janë 24 orë të ndjekur nga
kamerat dhe nga vëmendja e teleshikuesve
dhe këtë fakt ata e dinë
shumë mirë.
3. Jo. E kam të pamundur që të
banoj në një shtëpi me njerëz që janë
krejtësisht të panjohur për mua. Pastaj
nuk mund të rri e mbyllur në shtëpi, pa
televizor, telefon etj.
4. Meqenëse fituesi i edicionit
të shkuar ka qenë mashkull, këtë
radhë do të doja që fituese të jetë
një femër.
Tergita Gusta
1. Mendoj se përveç synimit të
fitores së çmimit të madh, kjo më
duket një mënyrë disi e veçantë e
vënies në provë të vetvetes në situata
të ndryshme. Ngjan si një lloj
eksperimenti.
2. Po të vrojtohesh 24 orë në 24,
emocionet e vërteta do të dalin diku.
Megjithëse unë realisht mendoj që ky
lloj vrojtimi nxjerr në pah më shumë
anët negative se pozitive, për shkak të
trysnisë së shtëpisë.
3. Më intrigon ideja. Po të isha në
një pozitë tjetër, po. Në disa situata
nuk e kam testuar ende veten dhe kjo
mund të jetë një mënyrë.
4. Këtë radhë, për arsye të ndryshme,
do të dëshiroja një fituese.
Për shembull Adela, pasi do të më
pëlqente të dija se çfarë do të bëhej
me jetën e saj pas fitores (nëse do të
fitonte).
Shenim: Suplementin mund ta lexoni edhe ne PDF