Woody Allen: Jeta nuk ka asnjë kuptim
Pas katër filmash të suksesshëm të xhiruar nëpër Evropë, Woody Allen rikthehet sërish në Nju Jorkun e tij të dashur, por kësaj here për të treguar ngjarjet e filmit të tij më të ri "Whatever works". Historia të kujton "Manhatanin", por qyteti nuk përshkruhet në bardhë e zi dhe me muzikën e George Gershwin. Ai nuk tregohet ashtu si është në të vërtetë, i gjallë, plot drita dhe bukuri marramendëse. Në filmin e ri të Woody-t kemi një tjetër Nju Jork: atë me ngjyra të zbehta, me ambiente të varfra dhe personazhe të trishtuar. Edhe kësaj here nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Të gjitha filmat e regjisorit të famshëm trajtojnë tematika sa të vështira aq edhe të bukura. Te filmi i tij i ri diskutohet për ekzistencën e Zotit, për kërkimin e recetës së lumturisë dhe për brishtësinë e lidhjeve sentimentale. Megjithatë, në film mbizotëron një mendim i dëshpëruar për ekzistencën dhe motivet për të cilat ia vlen të jetosh nuk janë si te "Mahnatani", Mozarti, Moneti apo bukuria e një vajze, por, ajo që funksionon dhe të jep pak kënaqësi për momentin. Historia ka si protagonist një shkencëtar plot trishtim dhe zemërim brenda vetes, që pas dy përpjekjeve për të vrarë veten merr në shtëpi një vajzë tmerrësisht injorante, me të cilën përfundon duke u martuar. "Më kanë pyetur shumë se çfarë mund të gjejë një vajzë e bukur si Evan Rachel Wood në një burrë si ai që interpreton Larry David", tregon Allen i veshur me një këmishë të bardhë, ndërsa në dorë mban një shishe me ujë mineral. "Mua më interesonte të tregoja paparashikueshmërinë e ndjenjave dhe tërheqjen e fenomeneve të kundërta. Nuk është hera e parë që shoh të rinj që dashurohen me persona shumë më të mëdhenj se vetja në moshë", tregon regjisori 73-vjeçar.
A ka nota autobiografike në film?
Më pak se sa mund të mendohet. Aspekti kryesor është filozofia e errët e protagonistëve. Jeta është një eksperiencë tragjike dhe i vetmi moment i gëzuar është që të dish të vlerësosh atë që funksionon në një periudhë të caktuar dhe që nuk i bën keq askujt.
Filmat tuaj janë gjithmonë e më shumë pesimistë...
Mendoj se ekzistenca nuk ka kuptim. Nuk e dimë përse ndodhemi në këtë botë, madje edhe lindja jonë është e lidhur me rastësinë. Mundësitë që veza të bashkohet me spermatozoidin që e fekondon janë jashtëzakonisht të vogla dhe rastësia është vendimtare në çdo aspekt të jetës. Nuk ekziston asnjë Zot dhe është e vështirë t‘i rezistosh idesë që mund të shohësh gjithçka si një ankth i tmerrshëm. Ata që shohin në fundin e filmit një shenjë optimizmi do t‘u përgjigjem duke folur për pëlqimin, për iluzionet dhe një përpjekje për të mbijetuar në krahasim me netët kur janë të mbërthyer nga frika. Megjithatë bëhet fjalë për një hap përpara në krahasim me tentativat e vetëvrasjes së protagonistit.
Dostojevski ka shkruar se nëse Zoti nuk ekziston gjithçka lejohet. Ju besoni në një ligj moral superior?
Nuk ekziston një ligj për këtë, por mendoj se të gjithë njerëzit duhet të kenë një marrëveshje të përbashkët për sa u përket vrasjeve dhe vjedhjeve. Çdo njeri bën zgjedhje morale, por nuk ka asgjë sipër nesh.
Nju Jorku në film është shumë ndryshe nga e kaluara?
Nuk ka të bëjë fare me qytetin, sepse është ashtu si e sheh protagonisti që ka braktisur gruan, profesionin dhe një shtëpi moderne për të jetuar në një apartament të mjeruar në "Chinatown". Megjithatë, mendoj se edhe kjo zonë e Nju Jorkut ka një bukuri jo tradicionale.
Përse nuk interpretuat vetë në film?
Preferova t‘ia besoja pjesën Larry David-it, sepse është një nga ata aktorë që arrin të dhurojë emocione, edhe kur në krah ka personazhe të ashpër dhe të "hidhur". Unë do të sillja në film një element komik, që do kishte stonuar krejtësisht.
Është e vërtetë që ju nuk i shihni kurrë filmat tuaj?
Kurrë, madje kur ndodh ndonjëherë që jepen në televizor ndërroj menjëherë kanal. Asnjëherë nuk jam i kënaqur me atë çka bëj. Gjithmonë kërkoj më shumë. Që në sheshin e xhirimeve i kuptoj disa gabime që mund të kem bërë. Me kalimin e kohës kam mësuar shumë hile, por prapë ka gjëra që nuk më pëlqejnë te vetja. I vetmi film, që ditën e fundit të xhirimeve isha i kënaqur, ishte "Match point", por kjo nuk do të thotë se ai ishte më i miri.
Në filmat tuaj politika shfaqet vetëm si parodi...
E mbaj politikën vetëm në sferën private. Për shembull, jam i bindur se Obama i ka të gjitha mundësitë për të hyrë në histori si një President i madh për amerikanët. Ka treguar guxim dhe tani duhet vetëm të shpresoj se është më i përgjegjshmi mes kundërshtarëve, duke treguar shpirt bashkëpunimi dhe se ata të anës së tij nuk janë të poshtër. Ata që ka në krah duhet të tregojnë të njëjtin guxim si ai.