E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Ani, le të vritem, por ti do të përgjigjesh”! Rrëqeth Rita Petro

Botuesja Rita Petro tha në emisionin “Review” në Euronews Albania se vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë vjen si pasojë e një sistemi zinxhir, të lidhur me indiferencën e shtetit dhe pjesën e korruptuar të policisë.

Ajo solli në vëmendje komunikimin e të ndjerës me togerin e policisë, për të theksuar se si burokracitë që shoqërojnë shpesh institucionet mund të jenë fatale për jetën e grave dhe vajzave, një fenomen që, sipas saj, ndodh edhe në Shqipëri.

“Ajo jo vetëm e kishte paralajmëruar vrasjen, por i thotë togerit: ‘Unë le të vritem, po ti do të përgjigjesh’.

Dhe më ka bërë përshtypje një gjë shumë e rrallë: ajo nuk e ka prishur kurrë gojën. Një grua me kulturë, ajo ishte një grua heroinë. Ja pse po vriten vajzat dhe gratë.

Vdekja e saj vjen nga një sistem zinxhir që lidhet me indiferencën e shtetit dhe pjesën e korruptuar në polici, që janë bullizuese ndaj grave.

Është edhe një lloj burokracie. Ai togeri i kërkonte që t’ia jepte me shkrim, në një kohë që pas pesë minutash ajo mund të mos ishte më.

Lajme të Sugjeruara

Avokati Ibraj: Autori rrezikon burgim të përjetshëm, bashkëshorti i Arlinda Zekajt mund të dënohet 15 vite burg

Avokati Ibraj: Autori rrezikon burgim të përjetshëm, bashkëshorti i Arlinda Zekajt mund të dënohet 15 vite burg

Krasniqi: Arlinda Zekaj dokumentoi gjithçka, një rrjet pengoi zbatimin e vendimit të gjykatës

Krasniqi: Arlinda Zekaj dokumentoi gjithçka, një rrjet pengoi zbatimin e vendimit të gjykatës

Vrasja e Arlinda Zekajt, avokati Ibraj: Efektivi i policisë duhet të ishte në burg…

Vrasja e Arlinda Zekajt, avokati Ibraj: Efektivi i policisë duhet të ishte në burg…

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›