E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anija Vlora merr çmim në Venecia

Gazeta Shqip

Dokumentari 

Pas një buje të madhe në median italiane, La nave dolce, dokumentari i regjisorit italian Daniele Vicari del edhe me një çmim nga Festivali i Venecias. Sindikata Kombëtare e Gazetarëve Italianë të Kinemasë e vlerëson si dokumentarin më të mirë të paraqitur në Venecia, ndonëse jashtë konkurrimit. Dokumentari mbi zbarkimin e shqiptarëve në brigjet e Barit më 1991, u shfaq premierë më 3 dhe 4 shtator në Venecia, ndërsa nga 8 nëntori do të shfaqet dhe në sallat e kinemave. Këtë vit, gazetarët SNGCI të akredituar në festival, kanë zgjedhur të vlerësojnë edhe filmat që nuk janë në konkurrim, por të orientohen më shumë drejt kinemasë që premton vizion të ri. Dhjetë vjet më parë, kisha marrë këtë çmim për filmin tim të parë artistik. Këtë radhë, çmimi Pasinetti shkon për një dokumentar e kjo është shumë e rëndësishme për kinemanë dokumentaristike, ka thënë Vicari gjatë ceremonisë. Filmi është prodhim italo-shqiptar, i shtëpive filmike Indigo Film, Apulia Film Commission, Rai-Cinema në bashkëpunim me Telenorba dhe shtëpinë shqiptare Ska-Ndal Production. Realizimi i këtij dokumentari është mbështetur edhe nga Digitalb.

Anija Vlora merr çmim në Venecia burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›