E Diel, 1 Nëntor 2026

Zvicra triumfon në Slloveni, Islanda surprizon Norvegjinë

Gazeta Shqip

Grupi E

Zvicra ka bërë një start prej pretendenti në Grupin E të eliminatoreve të Botërorit 2014. Skuadra e drejtuar nga Otmar Hitcfeld në të cilën militojnë pesë shqiptarë (3 në formacionin e parë), ka marrë një fitore të rëndësishme 2-0 në fushën e Sllovenisë. Pas vetëm 20 minutash lojë, është pikërisht një nga kosovarët e kombëtares helvetike, Granit Xhaka, ai që zhbllokon rezultatin. Miqtë nuk e kanë vënë për asnjë moment në diskutim fitoren dhe në minutën e 52-të, Inler realizoi edhe golin e dytë për Zvicrën. Në takimin tjetër të luajtur në Islandë, janë vendasit ata që bëjnë surprizën e madhe, duke marrë një fitore me rezultatin 2-0 ndaj Norvegjisë. Golat mbajnë firmat e Arnason (22) dhe Finnbogason (81). Por në krye të renditjes së Grupit E pas ndeshjeve të para nuk është as Zvicra dhe as Islanda, por Shqipëria, e cila e merr kreun, falë më shumë golave të shënuar.

Zvicra triumfon në Slloveni, Islanda surprizon Norvegjinë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›