E Diel, 1 Nëntor 2026

Anija amerikane ankorohet në Korenë Veriore

Ushtria e Shteve të Bashkuara ka njoftuar sot se një anije amerikane është ankoruar në portin Namfo të Koresë Veriore, në përgatitje për vazhdimin e kërkimit për mbetjet e ushtarëve të zhdukur nga Lufta e Koresë.

Shefi i Komandës Amerikane të Paqësorit, admirali Robert Uilliard, tha se nga anija po shkarkohen pajisjet e nevojshme për kërkim.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Veriore, janë pajtuar në muajin tetor të vitit të kaluar, për ta vazhduar programin, që ishte pezulluar në vitin 2005, gjatë tensioneve lidhur me programin atomik të Koresë Veriore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›