E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulime të reja nga “Wikileaks”

Në konferencën e shtypit të zhvilluar ditën e hënë Xhulian Asanzh ngriti akuza të rënda kundër firmës amerikane, “Stratfor”. Kjo firmë bën "biznese të pista". Për shembull firma vëzhgon kundrejt pagesës aktivistët që luftojnë në “Bhopal” të Indisë kundër katastrofës kimikale, ose me porosi të “Coca Cola”-s vëzhgon organizatën për mbrojtjen e kafshëve, “Peta”.

Dokumente të reja tregojnë tani se si i rekruton dhe i paguan informatorët firma “Stratfor”. Sipas “Wikileaks”-it E-Mailat, që do të publikohen një pas një janë të periudhës korrik 2004 deri fund dhjetori 2011. Më 26 dhjetor firma amerikane për këshillime strategjike “Stratfor”, u bë objekt i një sulmi në internet, të cilin e morën përsipër "Operation Antisec" nga “Anonymous”. Sulmi mori emrin "LulzXmas", një fjalë e krijuar nga bashkimi i fjalëve "Lulz" (argëtim) dhe "Christmas" (Krishtlindje).

Kush fshihet pas “Stratfor”-it?

“Stratfor”, që ka pasur më parë emrin “Strategic Forecasting”, nuk njihet shumë këtu. Në mediat amerikane ajo cilësohet ndër të tjera si "këshilltare private e ushtrisë amerikane". Sipas të dhënave ajo bën analiza gjeopolitike.

" “Stratfor” ka tërhequr vëmendjen në SHBA, sepse në fund të viteve 90-të dhe në fillim të këtij shekulli pati bërë parashikime në lidhje me Irakun dhe Al- Kaidan të cilat u bënë realitet", thotë Daniel Hamilton nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington,"dhe që prej asaj kohe shumë amerikanë besojnë se ata bëjnë analiza të mira.“

Firma blen informacione dhe ia shet klientëve të vet. "Firma mund të seleksionohet midis një firme private shërbimi sekret dhe një firme sigurie", thotë politologu nga Këlni, Thomas Jäger. "Puna kryesore e saj është prodhimi i analizave gjeopolitike dhe të politikës së sigurimit dhe zakonisht ato shiten në mënyrë eksluzive tek abonentët e analizave përkatëse."

Për një firmë, të cilët kritikët e quajnë një lloj shërbimi sekret privat, është shumë e turpshme që të arrihet t`i vidhen të dhëna private. Lidhur me vjedhjen e e-mail-ave firma thotë: "Kjo është një thyerje ilegale e sferës private". “Stratfor” nuk thotë asgjë mbi përmbajtjen dhe vërtetësinë e dokumenteve.

Ajo që bën firma, është përpjekja për të qetësuar klientët që paguajnë thotë Jäger: "Po të hyni në faqen e internetit të “Stratfor” mund të shihni që ata janë duke bërë përpjekje të mundimshme për të bindur abonentët se marrja e analizave të tyre është ende e sigurt dhe një punë e mirë. Pak kohë më parë janë publikuar numrat e kartave të kreditit të abonentëve që janë personalitete të larta. Edhe Henry Kissinger ishte mes tyre. Dhe kjo ka bërë që emri i firmës të duhet të rivendoset." Publikimet aktuale e kanë dëmtuar rëndë emrin e saj. Dhe deri tani nuk është bërë publikimi i të gjitha të dokumenteve.

Eksploziviteti i dokumenteve

Platforma e zbulimit të sekreteve, “Wikileaks” bëri të ditur se: "E-Mailat tregojnë rrjetin e informatorëve të “Stratfor”-it, strukturën e honorareve, praktikat e pastrimit të parave dhe metodat psikologjike. “Wikileaks” dhe themeluesi i saj Asanzh, ka shtirë në dorë më shumë se 4.000 E-Maila të firmës. E-mailat duhet të përmbajnë informacione edhe për mënyrën se si është sjellë qeveria amerikane me Xhulian Asanzhin.

Kjo duhet të ketë qenë arsyeja pse “Wikileaks” ka zgjedhur “Stratfor”-in për të dhënë goditjen tjetër. "Nga ato që kam lexuar unë deri tani, duket se “Wikileaks” ka vënë “Stratfor”-in në shënjestër sepse ky ka bërë analiza për “Wikileaks”-in”, thotë studiuesi i shkencave politike, Hamilton.

Sa brizante janë materialet nuk mund të thuhet ende. Hamilton mendon se zbulimet aktuale do të jenë të një dimensioni të ngjashëm me publikimin e dokumenteve sekrete të diplomatëve amerikanë në vitin 2010.

Eksperti i politikës së jashtme Thomas Jäger bëri të ditur se: "Në faqen e internetit të ‘Wikileaks’ mund të gjenden informacionet dhe citatet e para, që tregojnë se kemi të bëjmë me gjëra befasuese.“

Dokumentet nuk janë publikuar ende. ‘Wikileaks’, ka shqyrtuar për muaj të tërë së bashku me "25 media nga e gjithë bota" aktivitetet e ‘Stratfor’-it. Zbulimet përbëjnë një skandal të përmasave të mëdha. Por dokumentet duhen treguar njëherë. Asanzh ka njoftuar se: "Story do të publikohet pas tre, katër ditësh."/DW-Start/

                                                                                             2012-02-28 14:24
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›