E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anija e Roland Sejkos fiton David di Donatello

Davidi i Donatelos, vepër arti e katërqindës italiane, është simbol i çmimit më të rëndësishëm që jepet për kinemanë në Itali. Dhe një statuetë të tillë e fiton “Anija” e autorit shqiptar Roland Sejko: shpallet dokumentari më i mirë i vitit në Itali, vendi që e ka prodhuar.

Lajmi është bërë i ditur sot nga Akademia Italiane e Filmit e cila për të gjitha kategoritë jep David di Donatello, që ndryshe quhen “Oskarët italianë”. Dhe ky është edicioni i 57-të i çmimit.

Dokumentari i Sejkos prodhim i Institutit Luçe me kontribut edhe të arkivave shqiptare të filmit, nëpërmjet historive personale të të ikurve në eksodet e para të shqiptarëve, rindërton një kujtesë kolektive të njerëzve që jetuan nën diktaturë dhe u përpoqën të projektojnë një të ardhme me dinjitet njerëzor.
Në një intervistë për ABC NEWS me rastin e qarkullimit të “Anijes” në kinematë e Tiranës, autori Roland Sejko ka treguar:

Pas “Shqipëria vendi përballë”, “Anija” është filmi i dytë dokumentar i Sejkos, një nga ata që përshkoi detin marsin e 1991-shit me anijen “Legend”.

Akoma nuk janë bërë të ditur fituesit e kategorive të tjera dhe më të rëndësishme si për filmin dhe regjinë më të mirë. Deri tani përmenden “Diaz” i Daniele Vikarit, “Oferta më e mirë” e Tornatores, “Edukimi Siberian” i Gabriele Salvatores, “Realitet” i Mateo Garrones, “Unë dhe ti” i regjisorit të shquar Bernardo Bertoluçi, kandidad për 6 kategori etj.
Ceremonia e dorëzimit të çmimeve “David di Donatello” mbahet më 14 qershor dhe transmetohet drejtpërdrejt nga Rai.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›