E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anija e Roland Sejkos merr trofeun David di Donatello

Mbrëmjen e 14 qershorit transmetohet drejtpërdrejt ceremonia e Çmimeve të Akademisë Italiane të Kinemasë: “Davidi i Donatelos”, simbol arti i Rilindjes Fiorentine.

Aktorët komikë Lilo dhe Greg kujtojnë se ndodhemi në një vend me shumë histori: në këtë teatër modern të studiove të RAI-t në Romë, relizoheshin filmat historikë të Viskontit, Dino Rizit e Xefirelit.

Juria me 1800 antarë bën publik 23 të zgjedhurit e çdo kategorie filmike për prodhimet e vitit 2012, me autorë emra të njohur përtej Italisë, Tornatore, Belokio, Bertoluci.

Valerio Masandrea është i befasuar që në një mbrëmje të fitojë cmimin për aktorin joprotagonist te “Rroftë liria” dhe protagonisti më i mirë për “Ekuilibristi”.

Roberto Ando dhe Angelo Pasquini, fituesit e skenarit më të mirë për filmin “Rroftë liria” thonë se “kinemaja është jeta pa ato anët e mërzitshme. Dhe kështu ka qenë edhe për skenarin tonë”. Historia e kinemasë italaine, vecanërisht me skenarin ka dëshmi të jashtëzakonshme suksesi, që tregojnë dhe sot se si kinemaja ia del të mbrohet edhe nga mungesa e parasë.

Margerita Bui aktorja më e mirë protagoniste në “Udhëtoj vetëm” vlerëson që i jepet “Davidi i Donatelos” për një rol ku identifikohet me fatin e shumë grave si ajo. Cmimin e merr nga duart e Karlo Verdones i cili ndan emocionet e një dokumentari homazh për Alberto Sordin, 10 vjet pas vdekjes.

Realizim me të vëllain Luca Verdone i cili thotë se po të shohësh me kujdes maskën e jashtëzakonshme dhe unike të Alberto Sordit do të shohësh aty historinë e qytetërimit tonë, që niset nga Roma e lashtë dhe vjen në vitet dymijë.

Një “David” për legjendën e muzikës botërore të filmit, Enio Morrikone, fitues për kolonën zakonore “Oferta më e mire” në filmin e Xhuzepe Tornatores.

Shumë homazh krijuesve të së shkuarës.
Ja dhe një “David” për nxënësin e Pazolinit, Vincenzo Cerami, bashkëpunëtor më vonë dhe skenarist i filmave si “Jeta është e bukur” e Beninjit. Ishte vetë Beninji që u ngjit në skenë të tërheqë cmimin për kolegun e tij dhe të godasë drejt në zemër italianin e ditës, politikanin dhe qytetarin indiferent:

Është momenti që një histori shqiptare dhe autori i saj shqiptar, një realizim i Arkivave “Luce” dhe arkivave shqiptar, bashkë me Qendrën tonë kinematografike të fitojë “David di Donatello” për dokumentarin më të mirë të vitit: “Anija” e Roland Sejkos i cili e ka tërhequr personalisht trofeun. Sejko falënderon vecanërisht drejtoren e fotografisë dhe montazhierin që i kanë dhënë dorë të tregojë fate njerëzore në mesin e eksodeve të para shqiptare drejt Italisë.

Për skenografinë dhe kostumet cmimet i shkojnë filmit të Tornatores. është pikërisht “Oferta më e mirë” që triumfon. është ai filmi më i mirë dhe Xhuzepe Tornatore është regjisori i vitit.

“Dashuri” i Mihael Hanekes është filmi më i mirë evropian dhe “Xhango” i Quentin Tarantinos më i miri i huaj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›