E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manifestuesit mblidhen serish ne Parkun Gezi ne Stamboll

Nuk kanë ndaluar protestat në Turqi. Manifestuesit janë mbledhur sërish në parkun Gezi në Stamboll duke vazhduar rezistencën që zgjat prej më shumë se dy javësh. Një ditë më parë kryeministri i vendit Erdogan u kishte kërkuar manifestuesve të shpërndaheshin duke premtuat se do të pezullonte projektin për ndërtimet në park deri në një vendim të gjykatës. Protesta kundër qeverisë së Erdogan, i cili akuzohet se do të islamizojë vendin ka vazhduar dhe ën Ankara ku policia ka shpërndarë protestuesit duke hedhur gaz lotesjellës. Gjatë protestave në vend kanë humbur jetën 4 persona, tre protestues dhe një polic si dhe janë plagosur 5 mijë të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›