E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anija e mbytur në Itali, gjendet disku i të dhënave

Polumbarët që kontrollonin anijen turistike “Costa Concordia”, e cila u bllokua ne cektinë javën e kaluar në ishullin Giglio, kanë gjetur diskun e të dhënave të udhëtimit, ndërkohë që një trup tjetër i pajetë është nxjerrë nga anija, duke e çuar në 12 numrin e të vdekurve.

Sipas mediave vendase disku mund të hedhë dritë mbi rolin e kapitenit Francesco Schettino në katastrofën e shkaktuar. Prokurorët italianë po hetojnë rolin e Schettinos në përplasjen e anijes dhe më pas në operacionet e shpëtimit të udhëtarëve. Polumbarët jetën gjithashtu edhe trupin e një gruaje të veshur me jelekun e shpëtimit në koridorin e një pjesë të zhytur në ujë të anijes 114 mijë tonëshe.

Edhe Komandanti i Gardës Bregdetare, Kosimo Nikastro konfirmoi për agjencinë e lajmeve, AP, se trupi i viktimës, u gjet në një korridor të ngushtë, në afërsi të një pike evakuimi, në pjesën e pasme të anijes.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën për gjetjet e 20 personave të tjerë që figurojnë të humbur. Zyrtarët thonë se shanset për të gjetur njerëz të gjallë janë shumë të vogla. Autoritetet thonë se ata po punojnë gjithashtu për të nxjerrë karburantin nga anija, për të shmangur ndonjë katastrofë për mjedisin

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›