E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anija godet kullën e vrojtimit, tre të vdekur në portin e Genoa-s (FOTO)

anija1Itali- Të paktën tre persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë rezultojnë të humbur pasi një anije u përplas me një kullë kontrolli në portin italian të Genoa-s, thonë raportet e cituara nga BBC-ja.

Një pjesë e kullës është rrëzua në ujë, kur ajo u godit nga anija ‘Jolly Nero’. Rreth 10 njerëz ishin në kullë në kohën e aksidentit.

Katër persona janë dërguar në spital, por ekziston frika se të tjerë janë në ujë apo bllokuar brenda kullës.

Përplasja shkaktoi një operacion të furishëm kërkim-shpëtimi gjatë natës në ujërat përreth kullës.

Shkaku i rrëzimit – nëse gabim njerëzor apo defekt mekanik – ende nuk është konfirmuar. Pronari i anijes, Stefano Messina, i cili mbërriti në port shpejt pas rrëzimit, kishte lot në sytë e tij teksa ai u tha gazetarëve: “…Ne të gjithë jemi të tronditur plotësisht. Asgjë si kjo s’ka ndodhur kurrë më parë, ne jemi të dëshpëruar”.

anija2Pamje nga vendi i ngjarjes

Një nga viktimat dyshohet se është një grua 30-vjeçare, ndërsa dy të tjerë ishin meshkuj. ”Kjo është një tragjedi e tmerrshme. Ne jemi në të shokuar”,- tha Presidenti i Autoritetit Portual Luigi Merlo për televizionet lokale.

anija3

Aksidenti thuhet të ketë ndodhur në rreth 23:00 të së martës kur një ndryshim turni ishte duke ndodhur në kullën e kontrollit, që do të thotë më shumë njerëz ishin brenda.

Prokuroria e Genoa-s është duke hetuar incidentin. Anija është konfiskuar dhe kapiteni është duke u marrë në pyetje.

Nero Jolly është gati 240 metra (787 metra) e gjatë dhe peshon mbi 40.500 ton. Ajo është në pronësi të firmës italiane ‘Messina Ignazio & Co’.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›