E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi-të rinjve: Votoni masivisht në 23 qershor, të shmangni manipulimet

topi-banirTiranë- Në një takim me studentët e univversiteteve të kryeqytetit të cilët votojnë për herë të parë, kreu i FRD-së, Baoir Topi i ftoi të rinjtë të votojnë dhe të mbrojnë votën e tyre në 23 qershor.

Topi i bëri thirrje të rinjve që të sensibilizojnë të afërmit dhe bashkëmoshatarët e tyre për një pjesëmarrje të lartë në zgjedhje pasi siç tha ai, vetëm në këtë mënyrë ngushtohet mundësia e manipulimit të votës.

Shqipëria ndodhet në udhëkryq të historisë së saj politike,- deklaroi Topi, duke shtuar se është jetike për shoqërinë jo vetëm të zgjedhin ditën e 23 qershorit por edhe të mbrojnë votën. 

Topi ritheksoi nevojën e votimit të emigrantëve duke argumentuar këtë me faktin se ata janë të ndjeshëm në distancë për fatet e atdheut. 

Ndërsa ju referua edhe rezultateve të sondazheve që janë organizuar duke i cilësuar si “dyshuese dhe synojnë të keqorientojnë opinionin publik për rezultatin e zgjedhjeve”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›