E Diel, 1 Nëntor 2026

Anija me rreth 270 persona përmbytet në ujërat e Qipros

Një anije pasagjerësh me 259 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit është përmbytur në brigjet e Qipros veriore.

Ministria e Brendshme Turke ka deklaruar se anija ishte në rrezik të fundosej në një vendndodhje prej 4 milje detare larg Portit të Kyrenias.

Ndërkohë ka nisur operacioni për kërkim-shpëtimin e personave të ndodhur në bord.

“Situata është shumë serioze”,  është shprehur Murat Senkul, kryetari i bashkisë së qytetit bregdetar të Kyrenias.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›