Anijet e Koresë së Jugut shkëmbejnë zjarr me të Veriut
Një zëdhënës ushtarak i jugorëve konfirmoi përplasjen, duke mos dhënë asnjë detaj tjetër. Mediat e Koresë së Jugut raportojnë se një anije patrullimi e Veriut është dëmtuar keq gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Agjencia koreanojugore e lajmeve, “Yonhap” thotë se anijet e luftës të Koresë së Jugut qëlluan një flotë detare të Koresë së Veriut, pasi njëra prej anijeve të saj kishte kaluar kufirin detar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ndërkohë, mësohet se anija koreanoveriore është kundërpërgjigjur me të shtëna. Incidenti vjen në prag të vizitës së presidentit amerikan Barak Obama që pritet të zhvillojë këtë javë në rajon.