Shkup, nis konkursi për Eurovizion, shqiptarët: Në skenë dhe këngë shqip
SHKUP- Radio Televizioni Publik i maqedonisë ka shpallur konkursin për të përzgjedhur këngën që do të përfaqësojë këtë vend në festivalin Evropian.
Lëvizja qytetare Zgjohu dhe Shoqata e Artistëve Shqiptarë kanë kërkuar që televizioni publik të ndryshojë rregullat dhe të lejojë që në këtë festival të këndohet edhe në gjuhën shqipe- informon Bbc në shqip, e cila shton se nga Televizioni Publik nuk ka reagime.
Agim Poshka këngëtar dhe përfaqësues i Shoqatës së Artistëve Shqiptarë në Maqedoni thotë se këto nuk janë kërkesa ekstravagante, por etike.
"Ne duam që pjesa artistike të mos jetë ekskluzivitet vetëm i këngëtarëve maqedonas, por meqë edhe shqiptarët janë pjesë e Maqedonisë, detyrimisht duhet të krijohet mundësi që edhe ata të marrin pjesë në këtë konkurs duke interpretuar në gjuhën shqipe”, thotë Agim Poshka.
Lëvizja Qytetare Zgjohu ndërkohë thotë se moslejimi i interpretimit të këngëve edhe në gjuhën shqipe është diskriminim, pasi festivali organizohet nga Radio-Televizioni publik, për të cilin taksa paguajnë edhe qytetarët shqitarë.
Sipas rregullores aktuale, në konkurs mund të konkurojnë të gjithë shtetasit e Maqedonisë, por këngët këndohen vetëm në gjuhën maqedonase.
Kërkesa për ndryshimin e kësaj rregulloreje kishte dhe vitin e kaluar, gjë që shkaktoi edhe debate politike në vend, për nivelin e përdorimit e gjuhës shqipe në Maqedoni. Festivali Evropian i këngës zhvillohet në maj të vitit 2010.
(s.g/BalkanWeb)