Anila Godo: Nuk kam ecur nen hijen e babait
Pediatrja e njohur Anila Godo, e cila pak dite me pare festoi 53-vjetorin e lindjes, ishte e para femer qe zuri karrigen e ministrit te Shendetesise pak muaj me pare, duke nisur menjehere nga reformat. Asaj i interesonin pak fjalet e thena lart e poshte se ishte e bija e politikanit te vjeter Sabri Godo, e kesisoj me e favorizuar per kete karrige. Madje, e pyetur nga "Koha Jone" se cdo te thote te jesh e bija e Sabriut, ministrja, e cila ne kohen e lire ka deshire te gatuaje, sidomos sallata e torta, pergjigjet se me teper ka ndier pergjegjesi nga fakti i te qenit bije e Godos, sesa ka gezuar privilegje. "Nuk mendoj se kjo me ka ndihmuar ne karrieren profesionale, akademike e shkencore. Kam punuar gjithnje shume e me deshire e them se i kam hapur udhen vetes me punen e rezultatet e mija", shprehet ajo. Mjekja qe shihej neper pavijonet onko-hematologjise ne spitalin e Pediatrise ne QSUT pak kohe me pare, thote se eshte strikte kur vjen puna ne luften ndaj korrupsionit apo per mjeket specializante qe nuk kthehen ne qytetet e tyre. Godo thote se me familjen ka nje marredhenie me te vertete shume te forte, e nuk ndodh rralle t'i drejtoje burrat e shtepise per te ngrene nga e ema dhe i ati, pasi per shkak te agjendes se ngjeshur, nuk i mbetet kohe per pune shtepie. Ajo tregon se mblidhen ne shtepine e te moshuarit Sabri Godo, ne nje strehe ku ndihen te gjithe te vegjel e te perkedhelur.
Ju jeni e para ministre e Shendetesise femer. C'sfide eshte kjo per ju, a duhet te punoje me teper nje grua qe t'i njihen meritat?
Te qenit minister ne pergjithesi eshte nje sfide, pasi merr persiper nje pergjegjesi te madhe. Minister i shendetesise eshte nje pergjegjesi qe vertet te prish gjumin, pasi ndihesh pergjegjes per shendetin e qytetarit. Persa i takon te qenit femer, te them te verteten nuk kam ndjere nga asnje ane e nga askush ndonje paragjykim, nuk me eshte dashur te mbroj imazhin e femres, duket qe shoqeria shqiptare po emancipohet edhe ne kete drejtim. Sfide eshte per familjen e nje gruaje ministre, pasi duhet te pranoje disa mungesa.
Te gjitha femrat qe jane aktualisht ne drejtim te institucioneve shendetesore (QSUT, ISKSH dhe MSH) vijne nga pediatria? Cdo te thote kjo? Pediatria ka pasur ne fakt treguesit me te pasuksesshem te vdekshmerise foshnjore dhe te nenave te reja ne rajon?
Po, treguesit e vdekshmerise foshnjore e amtare, megjithe ndryshimet pozitive nga viti ne vit, vazhdojne te mbeten ne shifra te larta, qe meritojne te konsiderohen me vemendje te vecante e imponojne impenjim maksimal ne fushen e terapise e parandalimit te gjithe situatave qe rrisin keto shifra.
Sa ju ka ndihmuar te qenurit e bija e politikanit Sabri Godo? Keni jetuar ndopak nen "hijen" e tij?
Pergjithesisht kam ndjere te shihem me dashamiresi e simpati si vajza e Godos. Diku kam ndjere pergjegjesine e te qenit vajza e tij, me njefare frike nese do te vleresohesha si vajze e denje e babait. Nuk mendoj se kjo me ka ndihmuar ne karrieren profesionale, akademike e shkencore. Kam punuar gjithnje shume e me deshire e them se i kam hapur udhen vetes me punen e rezultatet e mija.
Ish-drejtori i QSUT-se, Mati Pepa, e adresoi fajin e mungeses se ilaceve te kreu i MSH-se aso kohe, Nard Ndoka. Nderkaq, ende ka mungesa ne medikamente, si po veprohet ne kete drejtim?
Viti qe shkoi ishte i veshtire ne kete drejtim. Patem mungesa ne shumicen e medikamenteve per pjesen me te madhe te vitit. Aktualisht ky problem eshte zgjidhur pothuaj teresisht ne spitalet rajonale e te rretheve. Mbeten per t'u zgjidhur disa mungesa te vogla ne QSUT.
Ju premtuat nje reforme te thelle nje sistemin shendetesor. Cfare eshte permiresuar deri tani?
Gjate ketyre muajve eshte punuar per te pergatitur reformen spitalore qe tashme e kemi nisur. Kemi ripunuar e hartuar dhe me asistence te huaj ligjet e rregulloret, te domosdoshme per t'i hapur udhe realizimit te kesaj reforme.
Nderhyrjet ne sektorin farmaceutik, edhe nepermjet amendimeve ne ligjin farmaceutik, shume shpejt do te vene ne dukje efektet pozitive ne kete sektor.
Mendoj se kemi mundur te transmetojme nje fryme me te mire te luftes kunder korrupsionit, e te bejme hapa konkrete ne kete fushe.
Eshte filluar puna per informatizimin e spitaleve rajonale.
Eshte ecur mire me marreveshjet e bashkepunimit dypalesh ne rajon e me tej.
Mendoni se duke qene nje mjeke e vjeter, e normal duke e njohur me mire kete sektor, kontributi juaj do te jete me i madh?
Eksperienca e gjate e punes ne nje nder sherbimet me te veshtira te QSUT-se, te jep dore, ke nje informacion te mire mbi aktivitetet kryesore, mungesat, mangesite, mbi pikat e forta per t'u mbeshtetur e pikat e dobeta per te fokusuar me shume vemendjen e forcat, . . . . . Eshte mese normale qe kjo eksperience te ndihmon, por nuk eshte e mjaftueshme.
Si arrini ta programoni kohen, mes familjes dhe punes, duke nisur qe nga mengjesi?
Gjate diteve te javes, ndahemi ne mengjes e takohemi pergjithesisht ne darke. Te shtunen pasdite dhe te dielen ne pergjithesi i kaloj me familjen, ka raste kur me duhet te punoj ne zyre edhe ne fundjave.
Ju nuk keni qene shume e aktivizuar ne radhet e republikaneve, e megjithate ata ju propozuan juve?
Jam republikane prej 18 vjetesh, e qe nga dita e pare e formimit te partise. Nuk kam qene vertet aktiviste e dalluar. Kam qene gjithnje shume e zene me punet ne spital e fakultet. Ndoshta edhe nuk me ka terhequr mjaft politika, por kam mbetur republikane e bindur. Kete republikanet e dine, por sidoqofte eshte e sigurt se me zgjodhen kryesisht e me shume per integritetin tim moral, profesional e menaxherial.
C'pasione te tjera keni ju pervec mjekesise? Me se e kaloni kohen e lire, gjithmone nese keni te tille? Lexoni, degjoni muzike, dilni shetitje etj.
Me pelqejne librat, vallezimi, muzika, sporti.
A gatuani ne familje?
Ne pergjithesi, si "zonje shtepie", puna qe me ka pelqyer gjithnje te bej eshte gatimi. Ndersa behem nervoze kur kam per te hekurosur, gatuaj me kenaqesi e dua te shpik receta personale, sidomos me pelqen te ushtroj fantazine me sallata, torta me fruta etj. Tani me mbetet fare pak kohe te merrem me punet e shtepise e gatime, ndodh jo rralle te thuhet "hani te nena", apo "blini ndonje pice apo dicka tjeter te gatshme". Familja nuk ankohet e hane te bindur cfare t'u ofrohet. Vene me shprese se punet do ndryshojne, keshtu mendoja edhe une, por mesa shoh, punet sjellin pune te tjera, e te qenit minister gjithnje do te kerkoje tere diten te ngarkuar.
Keni lidhje te forte me babane tuaj dhe me pjesen tjeter te familjes?
Ne mbremjet e zakonshme gjendemi te tere te mbledhur ne shtepine e nenes e te babait, diku perkedhelemi sikur te jemi akoma vajza te pamartuara. Per mua e per te gjithe ne, kjo eshte pjesa me e bukur e dites, them gjithnje qe eshte koha qe gjej prehjen fizike e shpirterore, sido qe te kete kaluar dita. Me duket se lidhja jone teper e forte, here-here i kalon kufijte e normes. Besoj se kjo ka edhe anen e mire, qe djemve e niperve te mi t'u transmetojme rendesine e jetes ne familje, qe duhet te jete streha e cdonjerit.
C'penalizime do te kete per mjeket specializante qe nuk kthehen ne rrethet e tyre, edhe nese jane te martuar ne Tirane?
Eshte vertet nje problem qe kerkon nje zgjidhje. Qytetaret kane te drejte per sherbim shendetesor kudo qe te ndodhen. Se pari, nuk do te prishet kontrata qe ka bere me rrethin e tij, qe do te thote se nuk do te kete te drejte te ushtroje profesionin ne nje sektor tjeter te sektorit publik. Me tej, penalizimi do te jete financiar, pra mjeku te ktheje tere parate qe jane dhene per specializimin e tij 3-4-vjecar. Mbi cdo gje do t'i beja apel ndergjegjes qytetare te ketyre mjekeve te rinj, per t'u sherbyer ne radhe te pare njerezve te tyre. Do hartojme nje draft per Keshillin e Ministrave.
Korrupsioni ne shendetesi mbetet nje fenomen per te cilin te gjithe jemi te vetedijshem se ekziston ne nivele e forma te ndryshme. Sa i veshtire eshte per ju te mbahet nen kontroll?
Eshte veshtire te mbahet ne kontroll te plote, por eshte plotesisht e mundur te minimizohet ne maksimum. Personalisht jam shume e vendosur te luftoj ne kete drejtim e kam besim te plote ne ndihmesen e pjeses me te madhe te bluzave te bardha, si dhe te qeverise.
Mendoni se nese stimulohen me teper financiarisht bluzat e bardha, e me nje auditim te vazhdueshem te procedurave tenderuese e prokuruese, ky problem "gangrene e shoqerise" do te mund te zgjidhet? Apo ka te beje me psikozen e shqiptareve per te futur doren ne xhep ne kerkim te nje sherbimi me te mire?
Ju i rreshtuat mire disa nga drejtimet per te luftuar korrupsionin. Per mua eshte vertet e domosdoshme e mese normale qe mjeket te motivohen ne pershtatje me punen qe bejne e veshtiresite qe bart profesioni. Por nuk mendoj se kjo do te na shpetonte nga kjo e keqe. Ne fakt, nga viti 2005 deri ne vitin 2009, rrogat e mjekeve te spitaleve jane rritur me 83 per qind, te personelit infermieror rreth 70 per qind, e keshtu me radhe. Pra, megjithese ne kater vitet e fundit jane rritur rrogat e tere personelit shendetesor, korrupsioni ne shendetesi mbetet shqetesues. Pra, une do te isha shume e rrepte e kerkuese ne drejtim te nje auditimi te vazhdueshem te tere aktiviteteve ne shendetesi e shume konsekuente dhe e patundur ne penalizimet ne pershtatje me llojin e masen e shkeljeve te konstatuara nga auditimet. Gjithsesi, ne nuk mund t'ia dalim teresisht vetem. Eshte shume e rendesishme edhe ajo qe thoni ju, pra, vete qytetaret e pacientet te jene aktore ne luften kunder korrupsionit, te mos behen padashur nxites, duke joshur me insistim me ofrimin e parave, te denoncojne cdo gje te shtrember qe te verejne, te jene bashkepunetore tanet e te kene besim se do t'u sherbehet mire e patjeter edhe pa futur doren ne xhep.
Eshte i mjaftueshem buxheti per shendetesine?
Jo. Por ka rritje pothuaj cdo vit. P.sh. buxheti per shendetesine ne vitin 2005 ka qene 18 miliarde leke, ndersa per vitin 2009 u rrit ne 25 miliarde leke. Ky ritem rritjeje do vazhdoje, pasi pothuaj ne cdo mbledhje qeverie shendetesia konsiderohet si nje prioritet. Nje menaxhim i mire ne strukturat shendetesore do te kompensonte nje buxhet jo optimal.
A mund te rikthehet imazhi i dikurshem i mjekeve model?
Mjeke me imazh te mrekullueshem keni e mund te gjeni ngado qe te ktheheni, nese duam t'i shohim. Duhet rikthyer besimi i qytetareve te mjeku, e kjo nuk behet ne nje dite. Duhet te perpiqemi te tere e te luftojme ne disa drejtime.
Shendetesia jone eshte e varfer, apo eshte shendetesi e nje vendi te varfer?
Te dyja bashke, por gjithashtu eshte e qarte qe te dyja po ndryshojne per mire. Ndryshimet shkojne paralel, nuk mund te pretendojme nje shendetesi te nje niveli tejet te larte, te shkeputur nga gjendja tjeter e vendit. Ndryshimet ne shendetesi ndodhin edhe ne kontekstin e ndryshimeve ne tere fushat e tjera; punet jane detyrimisht te lidhura e te gershetuara e nuk mund te mos shihet e pranohet qe ka perparime ne teresi. Ne shendetesi, infrastruktura, pajisjet mjekesore, sherbimet e ofruara etj., njohin cdo dite ndryshime pozitive te vazhdueshme, me synimin drejt standardeve te nje mjekesie evropiane.
A do rriten tarifat e sherbimeve apo kontributet shendetesore te pacienteve?
Jo. Do kontrollohet me mire mbledhja e kontributeve, domethene numri i kontribuesve. Qytetaret duhet te jene te ndergjegjshem se cdo kontribut i dhene (ne vendin tone eshte vertet i ulet, krahasuar me vende te tjera), sherben direkt per nje shendet me te mire per ta e familjet e tyre, sot e ne te ardhmen.