PS, kritika perzgjedhjes se diplomateve
Partia Socialiste kritikoi dje qeverine per menyren e perzgjedhjes se perfaqesuesve diplomatik te Shqiperise ne bote. Kryetari i Politikes se Jashtme dhe Integrimit ne Partine Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se eshte e pamundur qe emigrantet shqiptare te perfitojne qofte edhe nje sherbim te vetem ne konsullatat shqiptare, nese ky sherbim nuk ofrohet permes parave ne zarfe per sekseret, qe ne kete rast jane shoferet e konsujve apo rojet e konsullatave. "Ky rrjet zhvates dhe falsifikatoresh, eshte ngritur neper ambasadat dhe konsullatat shqiptare me bekimin dhe perzgjedhjen e Lulzim Bashes, duke i mbushur selite diplomatike dhe konsullore shqiptare me militante politike, familjare te kupoles se Partise Demokratike dhe njerez me precedente penale, sikurse ishte rasti i shoferit te Ambasadorit tone ne Rome, i cili u kap ne flagrance nga policia italiane si korrier droge", akuzoi Balla per menyren e perzgjedhjes se perfaqesuesve diplomatik. Prej disa ditesh, ne emisionin investigativ, Fiks Fare, u bene publike raste dhe prova korrupsioni nga perfaqesite tona konsullore ne disa qytete kryesore evropiane. "Investigimi i gazetareve ka nxjerre ne pah faktin tmerresisht te dhimbshem se sherbimi konsullor i Republikes se Shqiperise ne Milano, Bari, Rome, Athine, Selanik, Janine etj, te paguar per ti sherbyer bashkatdhetareve tane emigrante, eshte kthyer ne nje strukture kriminale zhvatjeje dhe falsifikimi", shprehur shqetesimin deputeti socialist. Sipas tij, keta hajdute dhe falsifikatore mbrohen nga Ministri i Jashtem, nga Kryetarja e Kuvendit, nga Kryeministri edhe pse provat ndaj tyre jane bere tashme publike. "Si eshte e mundur qe asnje prej punonjesve te ketyre konsullatave nuk eshte thirrur ne Shqiperi per t'i kerkuar shpjegime, per t'i komunikuar largimin nga sherbimi konsullor i Republikes se Shqiperise dhe pse jo te filloje ndaj tyre procedimi penal?", ngriti pyetjen Balla. "Keto akte korrupsioni dhe falsifikimesh po demtojne dhe sabotojne rende imazhin e Shqiperise perballe vendeve te Bashkimit Evropian", perfundoi deputeti socialist.
Athine
Ne konsullaten shqiptare te Selanikut mund te pajisesh edhe me pasaporte, pa u paraqitur fare ne sportel. Gjithcka behet lehte, duke paguar vetem 100 euro bakshish seksereve qe bashkepunojne me shoferin e konsullit, Thoma Nini, i cili siguron prokuren e firmosur nga vete konsulli. Ky eshte investigimi i publikuar per ambasaden ne Greqi, pak dite me pare.
Rome
Ne ambasaden shqiptare te Romes, vete konsulli pranon te firmosesh ne emer te personit qe pajiset me leje-kalimi, edhe pa qene i pranishem ne sportel. Para ambasades se Romes ndodhej nje sekser. Para se te merrte dokumentin gazetari, ne nje leter, ku kishte futur certifikaten dhe fotografite, i dha konsullit edhe 50 euro. Me pas, ky i fundit i dorezoi lejen e kalimit.