E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aniston i thotë PO propozimit për martesë nga Theroux

Aktorja e famshme e serialit Friends, Jennifer Aniston e ka marrë seriozisht martesën me të dashurin e saj, aktorin dhe skenaristin Justin Theroux.

Justin Theroux kishte ditëlindjen këtë të premte dhe realizoi një festë të mahnitshme. Gjithashtu ai siguroi një dhuratë të jashtëzakonshme sepse e dashura e tij Aniston i dha një PO propozimit të tij për martesë.

Aktorja 43-vjeçare konfirmohet se ka më shumë se një vit që shoqërohet me skenaristin 41-vjeçar.

Për Aniston kjo do të jetë martesa e dytë pas divorcit që pati me Brad Pitt më 2005 kur ai ra në dashuri me aktoren Angeline Jolie.

Aktorja e famshme që pas ndarjes është përfolur për histori dashurie me këngëtarin John Mayer and aktorin Vince Vaughn.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›