E Diel, 1 Nëntor 2026

Fisi indian në SHBA është shumë i pasur falë kazinove

Para 100 vitesh ata përndiqeshin e vriteshin nga ushtria, ndërsa deri përpara pak vitesh jetonin në një tokë jo dhe aq pjellore në Minnesota.

Por jeta e tyre ka ndryshuar aq shumë sa tani ata janë secili milionerë.

Siç raporton New York Times, një tribu amerikane është aq e pasur, sa askush nuk punon.

Fisi Shakopee Mdewakanton ka 460 anëtarë dhe secili merr nga 1 milion dollarë në vit pa punuar.

Arsyeja e këtij fitimi: kazinotë dhe resortet e ndërtuara në rezervatin e tyre.

Zakonisht ata kanë shtëpi modeste, por makinat sportive nuk i ndajnë nga vetja. Bëjnë shpesh pushime dhe ato zgjatin deri në disa muaj. Fëmijët e tyre shkojnë në shkolla private dhe ata janë të apasionuar pas hobeve të kushtueshme.

Indianët kanë ndërtuar disa kazino dhe resorte në rezervatin e tyre. Njëra është Mystic Lake Casino Hotel me pesë restorante e një hotel me 600 dhoma.

Megjithatë indianët janë edhe shumë bujarë.

Ata kanë dhuruar më shumë se 243 milion dollarë që prej vitit 1996, kurse rreth 500 milion dollarë i kanë dhënë hua.

Ata i dhuruan universitetit të Minnesota 12.5 milion dollarë për të ndërtuar një stadium futbolli.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›