Anjeli reagon ashpër: Gjueti shtrigash ndaj Juves!
Gjykata e Apelit nuk ka falur Antonio Konten në çështjen e basteve sportive duke konfirmuar pezullimin prej 10 muajsh të trajnerit të Juventusit. I dënuar për moskallëzim, Konte është shpallur i pafajshëm për ndeshjen Novara-Siena, por është konfirmuar faji i tij dhe njohuria e marrëveshjes mes palëve në ndeshjen Albinolefe-Siena. Pikërisht ky vendim ka sjellë edhe reagimin mjaft të ashpër të Presidentit të Juventusit, Andrea Anjeli.
Reagimi
Vendimi i Gjykatës Federale të Drejtësisë për fat të keq konfirmoi dyshimet më të këqija mbi çështjen ku është përfshirë Antonio Konte në kohën kur ishte i punësuar në një shoqëri tjetër. Veprimtaria e Drejtësisë sportive i ngjan më shumë një gjuetie shtrigash ndaj Juves. Në prani të një fitoreje juridike, pra çlirimit nga çdo akuzë për molskallëzim të trukimit të ndeshjes NovaraSiena, çka nxjerr në pah kontradiktat në deponimet e një te penduari, që mundohet të shpëtojë veten, u vendos që të vritet logjika, duke aplikuar në mënyrë arbitrare një masë ndëshkimore të dyfishuar, deklaroi ashpër Anjeli.
Apeli tek TNAS
Andrea Anjelli ka lajmëruar se do ti kërkojë një apel urgjent TNAS-i (që është gjykata më e lartë sportive në Itali) për dënimin e Kontes. Unë kam besim që gjykatësit e CONI-t do të lënë mënjanë burokracitë dhe ti japin një përgjigje të shpejtë apelit tonë për ti dhënë fund kësaj padrejtësie, deklaroi presidenti bardhezi.
Besim tek Konte
Rikonfirmoj mbështetjen e plotë personale dhe të Juventusit për Antonio Konten dhe Anxhelo Alesion, që po luftojnë kundër një sistemi i cili duhet të riformohet nga themelet. Kam besim se organet e drejtësisë të komitetit olimpik kombëtar italian, ku do ta çoj çështjen me urgjencë, do të dinë ta vënë në vend drejtësinë. Anjeli siguroi se Antonio Konte do të vijojë të jetë trajner i Juventusit, në një sezon ku do të tentohet maksimumi në të gjitha kompeticionet. “Antonio Konte do të jetë trajner i Juventusit. Pasi fitoi Superkupën e Italisë, duke ngjallur zilitë e vjetra të anti-juventinëve, ai do të dijë sesi ta përballojë një sezon më shumë se impenjativ në kampionat, Champions Ligë dhe në Kupën e Italisë. Kush mendon se këto procese gjyqësore do të kushtëzojnë sezonin tonë, gabohet rëndë.
Bonuçi e Pepe sërish të pafajshëm
Ndërkohë, Apeli ka vendosur të mbajë në fuqi vendimin e shkallës së parë rreth skuadrës së Leçes, duke e dënuar këtë të fundit me rënien në Lega Pro. Të pafajshëm janë shpallur lojtarët e Juventusit, Leonardo Bonuçi dhe Simone Pepe, ashtu si edhe ish-futbollisti i Bolonjës, Marko Di Vaio, bashkë me ish-lojtarët e Barit, Nikola Belmonte e Salvatore Masielo. Nëse ekipi i Udinezes është cilësuar i pafajshëm për çështjen e manipulimit të rezultateve, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Bolonjën, që është dënuar me 30 mijë euro gjobë për përfshirjen e lojtarit të saj, Daniele Portanova.
Llorente mbetet ende enigmë, Juvja kërkon sërish Jovetiç
Fernando Llorente nëpërmjet agjentit të tij shumë shpejt do të bëjë të ditur vendimim për të ardhmen por edhe në rast të një largimi nga Bilbao, Juventus nuk duket më aq e bindur për të investuar 18 milion euro për të. Trajneri Konte orët e fundit i ka kërkuar Marotta një tentativë të fundit për numrin 1 në listën e tij, Stevan Jovetiç. Ndërkohë edhe Dzeko po largohet dhe gjithnjë e më shumë duket se po vendos për të qëndruar tek Manchester City. Boshnjaku në të vërtetë u konsiderua si top player në deklaratat e drejtuesve juventin që po kërkojnë pikërisht një futbollist të tillë. Llorente ndërkohë u konsiderua si një lojtar shumë i mirë i vlefshëm edhe për një kompeticion si Champios League por dikush në Torino ngre pyetje se a ia vlen me të vërtetë një superinvestim për spanjollin? Apo kësaj shumë ti shtosh disa miliona dhe Fabio Quagliarella që vazhdon të stërvitet me valixhet gati dhe të prezantohesh në Firence për t’i plotësuar dëshirën trajnerit juventin duke marrë Jovetiç. Sigurisht që për të arritur këtë objektiv është një mal i tërë për tu kaluar, për tu bindur Della Vale ti shesë armiqve të tyre yllin e skuadrës apo trajnerin Montella që po ndërton skuadrën pikërisht rreth talentit malazez. Megjithatë me një ofertë prej 20 e ca milonëshe dhe një lojtar ekspert, goleador dhe shumë teknik si Quagliarela që pëlqehet edhe nga trajneri Montella një mendim drejtuesit viola duhet ta kalojnë nëpër mënd. E gjitha kjo mund të realizohet po ti shtosh disa elementë shumë të rëndësishëm: Fiorentina po negocion me Manchester United për sulmuesin Berbatov dhe sipas The Sun pas kësaj fshihet Juventusi që dëshiron me çdo kusht largimin e Jovetiç.