E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interisti Kasano: Më në fund në ekipin e zemrës

Antonio Kasano më në fund do të luajë për skuadrën e zemrës dhe të cilën e ka mbështetur gjatë gjithë jetës së tij. Milano vazhdon ti pëlqejë dhe në fakt mbetet po në të njëjtin qytet, por këtë herë futbollisti ka vendosur të zëvendësojë ngjyrën e kuqe me atë të kaltër e të zhvendoset njëkohësisht në gjysmën tjetër të qytetit. Sapo mbërriti te Interi, 30-vjecari i dërgoi një përshëndetje të gjithë tifozëve gjatë deklaratës në ditën e parë si futbollist zikaltër. Për mua është shumë i rëndësishëm ky moment sepse të jesh një futbollist i skuadrës për të cilën të ka rrahur zemra gjatë gjithë jetës, është maksimumi i mundshëm. Synimi i vetëm që kam tani është që ekipi ta nisë sa më mirë këtë fazë, duke filluar që nga ndeshja e parë në Pescara”.
Deklarata e dashurisë dhe sulmi i tifozëve
Fjalët e Antonio Cassanos nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe sigurisht kanë ndjellë pakënaqësi në krahun tjetër, sidomos pas luftës që bënë drejtuesit e Milanit për ta sjellë në skuadër, por mbi të gjitha pas ndihmës dhe mbështetjes që kuqezinjtë i kanë dhënë gjatë momenteve të vështira kur futbollisti pati probleme me shëndetin, dhe rrezikonte jetën e tij por duket se të gjitha këto i ka hedhur pas krahëve. “Më në fund do të luaj për Interin. Pritja për të veshur fanellën zikaltër ja ka vlejtur edhe pse më është dukur si një përjetësi, përshëndes të gjithë tifozët zikaltër si unë!. Por kwto deklarata qw kanw gwzuar tifozwt e Interit, kanw bwrw qw tw shpwrthejnw ata tw Milanit duke risjellw deklarata e Kasanos kur vajti tek Milan ku deklaroi se pwrvecc Milanit ska skuadër tjetër.
Historia
Por historia e Fantantonios i ngjan një përralle. Talenti i tij nuk është vënë kurrë në diskutim dhe kurioz është fakti se sulmuesi barez u bë i famshëm pikërisht ndaj Interit, në një ndeshje të madhe së bashku me partnerin e tij të sulmit të atëhershëm Eninaya. Këtë të fundit nuk e mban mend askush, por këtë herë, fati, Antonion e kthen sërish te Interi, aty ku të gjithë shpresojnë që të rifitojë buzëqeshjen, shakatë e tij dhe të shpalosë njëkohësisht gjithë vlerat. Lavdinë që nuk mori në stacionet e mëparshme Bari, Romë apo Madrid, do ta kërkojë te skuadra e tij e zemrës, Interi, ky është dhe shansi i tij i fundit.

Inter, vjen edhe Gargano
Pas Cassanos vjen edhe Gargano. Inter po plotëson skuadrën në ditët e fundit të merkatos dhe i vetmi që mungon tani është mbrojtësi Pereira. Zikaltërit kanë gjetur marrëveshjen me Napolin për huazimin e mesfushorit. 1.5 milionë euro klubi zikaltër do i paguajë menjëherë, ndërsa 5 milionë të tjera pas një viti kur do e blejë përfundimisht uruguajanin. Edhe pse mungon firma, zyrtarizimi do të vijë shumë shpejt. Të mërkurën në mbrëmje futbollisti do të kryejë vizitat mjekësore. Në lidhje me Alvaro Pereira, drejtuesit zikaltër ofrojnë 12 milionë euro, ndërsa presidenti i Portos kërkon 15 për mbrojtësin e krahut të djathtë. Sipas sportmediaset.it, një ofertë 13 milionëshe nga Interi do e mbyllte operacionin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›