E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankandi i Kombetares Top Channel terhiqet

Ekskluziviteti i TVSH-se dhe ankandi i FSHF-se per te drejtat e transmetimit te ndeshjeve te Kombetares shqiptare per eleminatoret e Kampionatit Europian kane hapur nje debat ne te cilin se fundi ka nderhyre dy here edhe Keshilli Kombetar i Radios dhe Televizioneve.

E ndersa Federata Shqiptare e Futbollit ka lajmeruar per neser ankandin per shitjen e te drejtave te transmetimit Televizioni Publik Shqiptar ka derguar dite me pare oferten e tij per kombetaren duke deklaruar se ne baze te ligjit per transmetimet televizive ai ka ekskluzivitetin e transmetimit te ketyre ndeshjeve dhe ankandin e cileson te jashteligjshem.

Me shume gjasa ceshtja do te perfundoje ne gjykate pavaresisht se cili do te jete vendimi i ankandit qe zhvillohet nga FSHF. Por nje argument ne favor te Televizionit Publik e ka dhene se fundi KKRT qe ka njohur ekskluzivitetin e TVSH per transmetimin e ndeshjeve duke cituar ligjin per transmetimet televizive. Sipas deklarates se KKRT me date 25 shtator RTSH ka ekskluzivitetin e transmetimit te aktiviteteve kulturore artistike dhe sportive me interes kombetar per territorin e Republikes se Shqiperise.

Po sipas ketij neni RTSH-ja ne te gjitha rastet ka ekskluzivitetin e trasmetimit kur te drejtat jane ne pronesi te federatave apo komiteteve shqiptare te lojrave. Si rrjedhoje KKRT-ja duke pare si prioritare interesat e publikut ne perputhje me detyrimet qe rrjedhin nga aktet nderkombetare ne te cilat vendi yne eshte pale si konventa europiane e televizionit vlereson se per kete rast nuk duhet te cenohet ekskluziviteti i RTSH-se.

Nisur nga sa me siper Top Channel pasi u njoh edhe me qendrimin e KKRT dhe me ligjin pavaresisht interesit qe ka patur gjithmone dhe qe ka shprehur edhe se fundmi per transmetimin me nje cilesi maksimale te ndeshjeve te Kombetares shqiptare ka vendosur te mos marre pjese ne ankandin qe pritet te zhvillohet te neser nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›