E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions Ajaks e Milan ndajne nga 1 pike

U luajten ndeshjet e dyta te Liges se Kampioneve per grupet E F G dhe H. Kryendeshja e dites ajo mes Ajaksit te Amsterdamit dhe Milanit u mbyll ne barazim 1-1.

Te dy golat e ndeshjes u shenuan ne pjesen e pare te takimit. Te paret qe kaluan ne avantazh ishin holandezet qe shenuan me ane te El Hamdaoui ne minuten e 23 te takimit. Por gezimi i vendasve zgjat vetem pak minuta pasi ne minuten e 37 Ibrahimovic shenon golin golin qe barazpeshon rezultatin dhe te parin si kundershtar ne Amsterdam Arena. Ne pjesen e dyte megjithe perpjekjet e te dyja skuadrave rezultati nuk ndryshon Milan e Ajaks ndajne nga nje pike.

Ne ndeshjen tjeter te ketij grupi nje gol i Di Marias ne minuten e 81 te takimit i jep Realit te Murinjos trepikeshin e dyte ne kete kompeticion dhe kryesimin e grupit G duke lene pas Milanin me 4 Ajaksin me 1 dhe Aukserin me 0 pike.

I kane mjaftuar 45 minutat Bajernit te Mynihut per te permbysur gjithcka me zvicerianet e Bazelit ne ndeshjen e vlefshme per grupin E. Gjermanet edhe pse e mbyllen pjesen e pare ne disavantazh te 1 goli fituan 1-2 fale 2 golave te Shvajnshanger i cili fillimisht shenoi me 11 metersh ne minuten e 56 dhe pastaj ne te 89 golin e 3 pikeshit te dyte.

Ne ndeshjen tjeter te ketij grupi Roma mundi me rezultatin 2-1 rumunet e Cluj. Te tre golat u shenuan ne 45 minuteshin e dyte te takimit fillimisht Mekses e Borrielo per italianet e per te ardhur tek goli i ngushtimit te rezultatit per rumunet i shenuar nga Rada.

Ne grupin F Celsi mundi Marsejen 2-0 fale dy golave te shenuar nga Terri dhe Anelka ne qe ne pjesen e pare te takimit. Nderkohe qe ndeshja e luajtur me heret ne kete grup ajo mes Spartakut te Moskes dhe Zilines perfundoi 3-0 per ruset.

Ne grupin H Arsenali fitoi 1-3 ndaj Partizanit te Beogradit ndersa Shakhtari tronditi 0-3 ne Portugali Bragen.

Te merkuren luhen ndeshjet e dyta te grupeve A B C dhe D ku spikasin sfidat mes Interit dhe Verder Bremenit ne grupin A dhe Valencias dhe Mancester Junajted ne grupin C.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›