E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankandi i bonove te thesarit, interesi bie me 2 pike

Ankandi i djeshem i bonove te thesarit, per te gjitha maturimet shenoi nje renie te normes se interesit ne krahasim me ankandin e meparshem. Shkak sipas eksperteve te Bankes se Shqiperise, eshte bere ulja e normes baze te interesit te lekut, disa dite me pare dhe situata me e mire e likuiditetit ne sistemin bankar. Dje bonot me afat maturimi 12 mujore u shiten me 9.27 per qind nga 9.4 per qind qe ishte ne ankandin e kaluar. Renia e interesit duket se eshte ndikuar edhe nga nje kerkese me e ulet e qeverise per borxh te brendshem, ne krahasim me muajt e meparshem. Gjithsesi interesi i borxhit qeveritar vijon te jete i larte krahasuar me mesataren e 6 viteve te fundit. Ky vit u shoqerua me nje rritje te madhe te interesave te kredive ne tregun e jashtem dhe ate te brendshem, si rezultat i efekteve negative qe dha kriza financiare nderkombetare. Kriza ndikoi ne qarkullimin e lire te parase dhe per pasoje ekonomia ne te gjithe boten, u perball me mungese likuiditetesh. Qeverite dhe ekonomia private ne teresi, eshte vene ne veshtiresi per te financuar nevojat veta. Por renie e interesave te bonove te thesarit duket se eshte nje sinjal i mire, per qeverine dhe ekonomine ne teresi. Pasi interesa me te uleta per bonot do te thote interesa me te uleta per kredite ne leke. Bonot e thesarit dhe obligacionet jane instrumente borxhi, nepermjet te cilave qeveria merr hua nga publiku dhe siguron te ardhurat e nevojshme, per te financuar shpenzimet qe nuk i mbulon dot nga te ardhurat. Huamarrja nga publiku, ndryshe do te kuptohej si shitja e letrave me vlere te qeverise, publikut. Aktualisht, qeveria shqiptare emeton dy lloje letrash me vlere; bono thesari dhe obligacione.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›