E Diel, 1 Nëntor 2026

Borxhi, kosto rritet me 72 milione USD

Blerina Hoxha

Rritja e interesave te borxhit ne tregun e jashtem dhe ne ate te brendshem, e ka rritur koston e shpenzimeve ne buxhetin e vitit 2010 me rreth 7 miliarde leke. Sipas te dhenave te projektbuxhetit te vitit te ardhshem i cili po diskutohet ne komisionet parlamentare, per borxhin e brendshem ka nje rritje te shpenzimeve per interesa, si rezultat i ndryshimit ne rritje te normes se interesit te bonove te thesarit dhe te obligacioneve. Nga nje relacion i Ministrise se Financave per kete qellim, nga analiza e interesave te borxhit te brendshem rezulton se keto interesa rriten me 3.2 miliarde nga bonot e thesarit dhe 1.2 miliarde nga obligacionet. Keshtu ne shtesen e interesave per bonot e thesarit 1,8 miliard leke ndikon rritja e interesit ne kete segment te letrave me vlere, ndersa 1,4 miliard leke ndikon shtesa e emetimeve 12 mujore me 18,2 miliard leke gjate ketij viti e cila i jep efektin ne vitin 2010, krahasuar me vitin e meparshem. Ndersa ne shtesen e interesave per obligacionet afatgjata prej 1.2 miliarde leke eshte ndikimin e pagesave per obligacionet 5-vjecare dhe 1.4 miliarde, i obligacioneve 2-vjecare. Ministria e Financave shpjegon gjithashtu se, shpenzimet per interesa te borxhit te jashtem parashikohen me 2.5 miliarde leke. Kjo rritje, sipas te njejtave burime, vjen si pasoje e ecurise me ritme te shpejta gjate vitit 2009 e disbursimeve te kredive qe financojne sektorin e transportit dhe ate energjetik dhe qe i japin efektet e tyre ne vitin 2010. Ne parashikimet e interesave te borxhit te jashtem eshte pasur parasysh edhe kosto per komisione dhe te tjera pagesa fillestare prej 270 milione leke per strategjine e emetimit te eurobondit ne tregun nderkombetar. Shpenzimet per principalin e borxhit te jashtem, jane parashikuar gjithashtu me rritje ne 2010 krahasuar me 2009 me rreth 2 miliarde leke si rezultat i shlyerjes se principalit ne kredite e sektorit te transportit, ujesjellesve dhe projekteve te strehimit me 1.350 milione leke si dhe nga ndikimi ne rritje i kursit te kembimit me 650 milion leke


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›