Ankesa e LSI: Kuvendi perdoret per qellime elektorale Rozeta Rapushi
Levizja Socialiste per Integrim (LSI), denoncoi dje shperdorimin e salles se parlamentit sipas saj, per qellime te pastra elektorale. Nenkryetari i kesaj force politike, Petrit Vasili, tha dje se per LSI-ne eshte shqetesuese qe Kuvendi po perdoret dhe shperdorohet per qellime thjesht dhe vetem elektorale. “Ethet apo ankthet elektorale dhe ne disa raste edhe pakontrollueshmeria e emocioneve elektorale ka bere qe te shpenzohen ore te panevojshme debati parlamentar elektoral ne vend te detyres te natyrshme per te diskutuar projektligje te cilet jane teper te rendesishem, duke e pare kete edhe ne optiken e integrimit evropian ku edhe cilesia e legjislacionit, i cili permiresohet nepermjet diskutimit te tij ne sallen e Parlamentit, eshte bere jetike”, - u shpreh Vasili. Ai theksoi se debatet per projektligje apo nisma te tjera, ne Kuvend jane zevendesuar pothuajse teresisht nga debati elektoral. Duke shtuar, se diskutimi i ligjeve ka sherbyer dhe po sherben me teper si nje arsye apo si nje mundesi per te shkembyer batuta dhe debat te eger elektoral ne vend te atij me permbajtje qe ka te beje me ligjet qe jane teper te rendesishme te miratohen. “Njekohesisht eshte vene re per fat te keq qe Parlamenti po perjeton nje klime sikur ai eshte ne ikje dhe jo si nje institucion shume i rendesishem, nje institucion fondamental ne nje Republike Parlamentare, i cili duhet te kryeje me korrektese dhe me eficence te plote dhe me seriozitet detyrat e tij deri ne ditet e fundit kur ai do te shperndahet per t’i lene vendin zgjedhjeve te reja. Ky seriozitet i Parlamentit po i mungon dhe ne jemi ketu per te bere apel per nje rikthim ne normalitet, per nje disiplinim te tij dhe per nje funksionim ne baze te rregullores, ku respekti ndaj problematikave te dites te jete kryesor dhe te mos zevendesohet nga ky qe quhet debat elektoral”, - akuzon LSI. Sipas kesaj force politike, Parlamenti duhet te zhvilloje nje debat te vertete politik qe ka te beje me ligjet e integrimi, te cilat jane te gjithepranuara nga gjithe opinioni publik shqiptar dhe ketu ka vend per te rihapur nje debat te madh ne Parlament e per te ecur ne rrugen e miratimit te tyre, ne vend te deklaratave shterpe apo hipokrizive te shkembyera ne distance lidhur me perbetimet per integrimin. “Apelet me te fundit, qe shprehin sigurisht dhe deziluzion nga Evropa per mosmiratimin e tyre sigurisht jane problemi me i madh i Parlamentit dhe i politikes dhe jo me debatet elektorale shterpe me elemente te theksuara provincializmi dhe hipokrizie, te cilat as nuk i ndihmojne qytetaret por as nuk i bindin dot ata per efektivitetin e ketyre debateve, a thua se premtimet qe shkembehen ne sallen Parlament, si nje studio televizive ku behet debat elektoral, sigurisht qe nuk mund t’i beje shqiptaret te binden nepermjet kesaj gjuhe te perdorur ne vendin e gabuar dhe ne menyren e gabuar”, - theksoi ai.
Dekretet per vendet vakante ne gjykata, LSI mister voten
Nenkryetari i LSI-se, Petrit Vasili, nuk zbuloi dje qendrimin qe kjo force politike do te mbaje per tre emrat e dekretuar nga Presidenti Bujar Nishani dhe votuar ne Komisionin e Ligjeve, per postet vakante ne Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte. “Kur ato te vijne ne sallen e parlamentit sigurisht do te jene objekt i shqyrtimit dhe i shprehjes me vote, por ne rastin konkret jemi perpara komentit te nje gjeje qe nuk ka ndodhur, pra nuk kane qene pjese e axhendes dhe nuk jane vene per votim. Keshtu qe ne shume raste besoj qe ne menyre paradoksale kemi folur per nje mos votim nderkohe qe s’kemi pasur nje produkt i cili duhet te votohej”, - u shpreh Vasili, pa hedhur drite mbi qendrimin e LSI-se. Sipas tij, emrat duhet te vijne ne sallen e parlamentit, te futen ne rendin e dites dhe pastaj kur te votohen ka vend per te diskutuar per voten apo. “Ne momentin qe do te kemi nje oferte ne sallen e parlamentit, sigurisht do te shprehemi me vote, nuk kemi pse te paragjykome dhe te hamendesojme per nje gje qe nuk ka ndodhur”, - theksoi Vasili.