E Diel, 1 Nëntor 2026

Kredite, Tirana dhe Durresi japin 80% te totalit ne rang vendi Eglantina Nasi

Sistemi i kreditimit nga bankat, duket se po shkon ne perputhje me trendin demografik qe gezon vendi yne aktualisht. Kjo faktohet nga te dhenat me te fundit te publikuara nga Banka e Shqiperise mbi shperndarjen e kredive sipas rretheve ne rang vendi. Sipas te cilave, kredite me te shumta, jane akorduar pikerisht ne zonen Tirane-Durres, ku edhe eshte perqendruar pjesa me e madhe e popullates se vendit, por ne te njejten kohe edhe “ajka” e biznesit. Dhe nese do krahasonim keto dy rrethe, natyrisht qe kryeqyteti paraprin ndaj qytetit bregdetar per aspektin e kreditimit. Konkretisht, referuar raportit statistikor te Bankes se Shqiperise per muajin dhjetor 2012, rezulton se nga totali prej 544 miliarde lekesh kredi te akorduara ne fund te vitit te kaluar, 390.2 prej tyre jane dhene vetem ne Tirane. Kur nje vit me pare, kjo shifer ka qene edhe me e ulet, cka reflekton per nje trend ne rritje te kreditimit te qytetareve apo bizneseve ne kryeqytet. Keshtu, ne fund te vitit 2011, Tirana rezultonte me nje total kredish prej 375 miliarde lekesh dhe vetem 330.6 te tilla ne fund te vitit pararendes, 2010. Ndersa Durresi e pason Tiranen, me shifrat respektive prej 41.2 miliarde lekesh te dhena ne forme kredie nga bankat ne fund te vitit 2012, nga 41.3 te tilla ne fundvitin 2011 dhe 37.1 miliarde leke ne vitin 2010. Nga ana tjeter, keto dy qytete kryesore te vendit, pasohen nga Elbasani, i cili fakton ne fund te vitit te kaluar, nje nivel kreditimi prej 15.2 miliarde lekesh, dhe po kaq, nje vit me pare. Per te vijuar me tej, me qytetin e Shkodres, bankat e te cilit, kane mundur t’i kreditojne qytetaret apo bizneset qe operojne brenda ketij rrethi, deri ne fund te vitit te kaluar, me nje shume prej 13.1 miliarde lekesh, shume e njejte kjo edhe me nje vit me pare. Duke folur ne kete menyre, si edhe ne rastin e Elbasanit, per nje trend staniacioni ne aspektin e akreditimit ne te tilla rrethe. Madje ne rrethe si Korca apo Vlora dhe Fieri, konstatohet se ka patur edhe nje renie te ketij treguesi. Konkretisht, te dhenat e raportit statistikor te Bankes se Shqiperise, tregojne se ne kete rreth te juglindjes se vendit, totali i kredive ne fund te vitit te kaluar ka rezultuar me nje total prej 8.4 miliarde lekesh, nga 8.65 qe ka qene kjo shifer nje vit me pare. Per te kaluar me pas, ne pamjen e sektorit te kreditimit ne rrethin e Vlores, ku ne fund te vitit 2012 rezultonin ne total 16.1 miliarde leke te dhena hua ndaj qytetareve apo biznesit, nga 16.47 te tilla ne vitin pararendes 2011 dhe 16.5 miliarde leke ne vitin 2010. Sikunder edhe rrethi i Fierit, paraqitet me nje kurbe renese te kreditimit te tij nga bankat e nivelit te dyte qe operojne brenda tij. Respektivisht, nese ne fund te vitit 2012, rezultonin 13.8 miliarde leke te dhena si kredi ne kete rreth, nje vit me pare kjo shifer ka qene edhe me e larte, 15.7 miliarde leke. Ne fund, raporti statistikor i Bankes se Shqiperise, e mbyll renditjen e tij me rrethin e Lezhes, per te cilin thuhet se ka akorduar nje total kredish gjate vitit te kaluar ne nivelin prej 10.6 miliarde lekesh, me shume se Korca per shembull. Ndersa rrethet e tjera te mbetura ne rang vendi, ne total, mesohet se kane rezultuar ne fund te vitit 2012 me nje total kredish prej 35 miliarde lekesh. Pra me pak se kredite e dhena nga bankat e Durresit. Ose vetem ne nivelin prej 10% te atyre te akredituara nga bankat qe operojne ne rrethin e Tiranes. Cka konfirmon edhe njehere trendin e predispozites qe paraqesin bankat per te dhene me shume kredi, kryesisht ne pjesen qendrore te vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›