Ankesa për “Sopotin” bllokohet në Prokurorinë e Shkupit

Shkup, 1 shtator- Ankesa e mbrojtjes së të akuzuarve për rastin e “Sopotit” është bllokuar te Prokuroria, e cila duhet të deklarohet për atë që Gjykata e Apelit të vendosë nëse do të ketë rigjykim për shtatë të dënuarit nga Gjykata Themelore 1 – Shkup. Familja e Zenel Klaiqit, i vetmi i dënuar për këtë rast që ende është në burg, ka reaguar për ngadalësinë në vendimmarrje dhe për atë se, “edhe pse tash dy muaj nga burgu janë lëshuar katër të burgosur, kjo nuk vlen edhe për Klaiqin”.
“Na bindnin se çdo ditë do të vendosin, e mandej se kapën pushimet, por ja që erdhi shtatori, kurse Zeneli ende është në Idrizovë. Si mundet për të gjithë të tjerët të cilët i akuzojnë për të njëjtën vepër të ketë drejtësi, përpos për të”, ka pyetur Sadete Klaiqi, bashkëshorte e Zenel Klaiqit të dënuar.
Ndërkohë, kryetari i Gjykatës së Apelit në Shkup, Jordan Mitrinovski, madje thotë se do të deklarohen për ankesën menjëherë sa ta marrin mendimin e Prokurorisë.
“Gjykata e Apelit nuk ka marrë vendim, sepse lënda është në Prokurori, e cila duhet ta japë mendimin e vet për kërkesën, e mandej do të vendosim. Tash ishin edhe pushimet, dhe prandaj punët ndoshta zgjasin diçka më shumë”, thotë Mitrinovski.
Këto ditë edhe lëndët kundër një pjese të të akuzuarve për këtë rast, të cilat ishin në Gjykatën e Kumanovës, u transferuan në Gjykatën Penale të Shkupit. Gjykata Themelore e Kumanovës, pasi mori vendim që të ketë rigjykim për këtë rast, u deklarua jokompetente dhe lëndët ia dorëzoi Gjykatës së Shkupit, e cila sipas ligjit është e vetmja kompetente të gjykojë për terrorizëm.
Për minën e vendosur në Sopot në vitin 2003 nga e cila e pësuan dy ushtarë të NATO- dhe një civil, u dënuan 11 vetë. Katër u gjykuan në Gjykatën e Kumanovës, dhe ata me vendimin e kësaj gjykate për rigjykim, janë në burg shtëpiak, i cili do t’u vazhdohet deri në përfundimin e gjykimit. Shtatë të tjerët të cilët u gjykuan nga ana e Gjykatës Themelore 1 – Shkup, ende presin përgjigje për kërkesën e tyre për rigjykim. Gjashtë prej tyre janë në arrati, kurse vetëm Zenel Klaiqi është në Burgun e Idrizovës.