Ankesa për ndërprerjen e energjisë pas protestave, KLSH auditim te Spitali i Traumës
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) po kryen një auditim në Spitalin e Traumës në Tiranë, mes valës së protestave studentore.

Auditim kishte të bënte me verifikimin e kapaciteteve të spitalit edhe pas ankesave për mungesë të energjisë elektrike.
Të rinj dhe të reja, të cilët po merrnin trajtim në Spitalin e Traumës pas plagosjes në protestën studentore, kanë ngritur shqetësime për mungesën e kujdesit të nevojshëm mjekësor si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike.
Në këtë situatë, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka nisur verifikimet për të vlerësuar nëse spitali dispononte kapacitetet e duhura për të përballuar numrin e lartë të pacientëve, si dhe nëse të gjithë të lënduarit kanë marrë trajtimin e nevojshëm.
Sipas burimeve, auditimi po zhvillohet me përparësi, për shkak të fluksit të shtuar të personave të plagosur që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Verifikimet kanë nisur më 20 tetor, ndërsa prej dy ditësh audituesit e KLSH-së ndodhen në ambientet e Spitalit të Traumës, ku po shqyrtojnë situatën dhe kapacitetet e institucionit për përballimin e emergjencës.