Anketa në Madrid, a do të largohet Mourinho?

Një anketë e bërë në mediat e lidhura me Real Madridin me tifozët e kësaj skuadre, ka qartësuar mendimin e tyre se a do të largohet Jose Mourinho në fund të këtij edicioni.
Nga votat e tifozëve të kësaj skuadre, 43% të tifozëve mendojnë se Jose Mourinho do të largohet nga Reali. 31.3% mendojnë se Mourinho do të vazhdojë prapë me Realin.
13.9 % të tifozëve mendojnë se Mourinho duhet të shkarkohet para se të përfundoj sezonin, ndërsa 10.9% mendojnë se Mourinho do të shkojë te PSG./Indeksonline/