Do ti mirret titulli pilotit Vettel?

Sebastian Vettel mund të humbas titullin e fituar pak ditë më parë në Formula 1. Kjo pasi që Ferrari ka akuzuar pilotin gjerman se ka bërë një kalim të palejueshëm në garën e fundit që u mbajt në Brazil.
Videoja po qarkullon në internet ku shihet se parakalimi i Vettel nuk ka qenë i duhur dhe i lejuar. Rasti do të shqyrtohet nga Federata Botërore e Formula 1, ku edhe do të mirret vendimi final.
Vettel mund të dënohet me minus pikë, ndërsa titulli mund ti kaloj Alonsos pasi që ai përfundoi kampionatin me vetëm 3 pikë më pak se Vettel.
/>