E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Anketa tremujore e forcës së punës, rritet numri i të punësuarve me 4.4%. Zvogëlohet hendeku gjinor

Tremujori i parë të këtij viti shënoi ritme pozitive sa i përket ecurisë së tregut të punës. 

Sipas INSTAT, grupmosha 15-64 vjeç çka paraqet edhe forcën të punës në vend u rrit me 4.4% krahasuar me tremujorin e parë të 2022. 

Ndërkohë papunësia për këtë grupmoshe prek nivelin e 10.9% duke zbritur me 0.5% krahasuar me të njejtën periudhë të 2022.

Sa i përket ndarjes gjinore, pjesëmarrja e grave në forcën e punës është 69.5% ndërkohë që burrat e angazhuar janë 82.2%

Ndonëse midis burrave dhe grave ekziston një diferencë e konsiderueshme prej 12.7% vlen të thuhet se shkalla e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës është rritur me 5 pikë përqindje ndërsa për burrat me 2.4 pikë përqindje. 

Nga ana tjetër lajme të mira vijnë sa i përket angazhimit të të rinjve në tregun e punës, ku grupmosha 15 – 29  vjeç është në nivelin e 58.0%, e rritur me 2.8% krahasuar me tremujorin e parë të 2022. 

Anketa e publikuar nga INSTAT flet edhe për Industritë të cilat angazhojnë më së shumti forcën e punës, ku në terma vjetorë vërehet se punësimi është ulur me 2,7 % në sektorin e industrisë, dhe është rritur me 11,0 % në sektorin e shërbimeve.

Rritje të lehtë ka pësuar sektori i bujqësisë me 0.4%. 

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›