E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ankimi i Artan Fugës: Jam një shqiptar i përbuzur dhe i persekutuar, që grabitem dhe kur fle. Por vazhdoj pi birra

Artan Fuga: Jam një shqiptar i përbuzur dhe i persekutuar, që

Akademiku Artan Fuga, vazhdon të jetë i revoltuar pas një fature abuzive me dritat, që i ka ardhur në apartamentin në Durrës.

“Unë nuk e di si jeni ju, qofshi të lumtur!

Unë për vete ndjehem një qytetar i vjedhur, i grabitur, i dhunuar në të drejtat e mia, nga ana e trajtimit si klient dhe jo vetëm, i persekutuar, i përbuzur, i imbecilizuar nga një propagandë që i thotë të zezës e bardhë, i poshtëruar si shqiptar që jeton në trualin e vet!

Duke u ndjerë i dhunuar, vazhdoj të bëj banja deti, të pi birrë a verë, të shëtis, të lexoj, të shkruaj, të shoh kampionatin evropian të futbollit, të zbavitem me miq, të filozofoj dhe të jap mësim brenda dhe jashtë vendit, të jem profesor dhe akademik!

Por, kjo nuk i heq asgjë faktit që grabitem çdo sekondë, vidhem çdo dekikë, dhunohem në të drejtat e mia edhe kur fle!

Jam një shqiptar i përbuzur!

Ju qofshi mire”, shkruan Fuga.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›