Ministri Balla kërkon respektim të normave të zhurmës së muzikës nga operatorët e shërbimit në plazhe

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka kërkuar respektim të normave të zhurmës së muzikës nga operatorët e shërbimit në plazhe, ndërsa ka paralajmëruar zbatimin e masave kur ato tejkalohen.
“Policia e Shtetit duhet të garantojë respektimin e normave të zhurmës së muzikës nga operatorët e shërbimit në plazhe si dhe të garantojë orarin e mbylljes së muzikës që është ora 24:00. Duhen bërë disa shembuj, pasi ka ankesa edhe nga pushuesit për bizneset të cilat kalojnë masat”, kujtoi zoti Balla gjatë kontrolleve në Palasë dhe Dhërmi.
Policia nga ana e saj po përdor pajisje teknologjike për të matur në distancë nivelin e zhurmave. Disa subjekte janë dënuar me gjoba si dhe janë sekuestruar pajisjet që gjenerojnë muzikë.
/ rtsh.al /