Ankimimi ne Kolegj PS Zgjedhjet ne Tirane te pavlefshme

Socialistët dorëzojnë ankimimin e fundit në Kolegjin Zgjedhor për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet vendore në 284 qendra votimi në Tiranë. Selia rozë konstaton në kërkesën e saj se në këto qendra votimi ka pasur shkelje të tilla si mosrakordimi i numrave, mungesa e kodit të pestë apo edhe zhdukja e zarfit me fletët e votimit të pavlefshme. Pas hedhjes së shortit, Kolegji vendosi ta shqyrtojë këtë çështje më 6 korrik. Relator i saj do të jetë gjyqtari Astrit Kalaja.
Duke iu referuar Kodit Zgjedhor, nëse KQZ-ja apo Kolegji shpallin pavlefshmëri qoftë edhe në një qendër votimi, rezultati i të cilës do të ishte vendimtar për fituesin e Bashkisë, atëherë e gjithë Tirana kalon në rivotim. Përveç këtij ankimimi, Partia Socialiste ka depozituar edhe prova që sipas saj faktojnë vjedhjen e votave më 8 maj në kryeqytet. Këto prova konsistojnë në materiale filmike dhe fotografi kompromentuese.