Kamikaze ne KQZ Xhafa Do vazhdojme betejen ligjore

Aktpadia e socialistëve për zgjedhjet në Tiranë që do të depozitohet në Kolegjin Zgjedhor, përvecc kërkesës për pavlfeshmëri në 284 qendra votimi, do të përmbajë edhe prova të tjera që sipas Fatmir Xhafajt faktojnë futjen e fletëve shtesë në kutitë e votimit. Këto prova janë mbledhur duke parë me kujdes kasetat në të cilat është regjistruar numërimi i votave të Tiranës.
"Kemi marrë kasetat filmike dhe i kemi parë një për një për çdo qendër votimi. Një pjesë e rëndësishme e deformimit ka ardhur për shkak të futjes së votave në procesin e numërimit të fletëve të votimit gjatë numërimit të kutive për kryetar njësish dhe këshillat bashkiake të njësive. Pra, në momentin që doli rezultati i bashkisë së Tiranës me Edi Ramën fitues, urdhëri politik ishte futja e këtyre votave shtesë. Në 40 qendra votimi, në total janë 75 fletë votimi më shumë"-tha Xhafaj.
Rrëzimi i kërkesës për pavlefshëmëri nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ishte i papritur, tha Fatmir Xhafaj, sipas të cilit Arben Ristani zbatoi urdhërat politikë. Por ndërsa beteja ligjore do të vijojë në Kolegjin Zgjedhor, përfaqësuesit e forcës kryesore të opozitës shprehin mosbesim ndaj tij, referuar edhe vendimeve të mëparshme.
"Prej kohësh besimi në Kolegjin Zgjedhor ka filluar të luhatet. Ai doli edhe jashtë kërkesave të palëve"-tha Genc Gjonçaj, përfaqësues ligjor i PS-së në KQZ.
Socialistët janë të bindur se zgjedhjet u manipuluan dhe se ata që e realizuan atë do të përballen me drejtësinë.
Taulanta Boja