E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankohet për dhunë nga bashkëshorti, policia: “Hajt se të gjithë i rrahin gratë”

Ndërkohë që vrasjet e grave kanë përmasa të frikshme gjatë këtyre ditëve të fundit, policia duket e dorëzuar dhe neglizhente ndaj rasteve të dhunës në familje.

Mjafton të mësosh sjelljen e policisë ndaj 42-vjeçares Valbona Ademaj, për të kuptuar se çfarë niveli ka policia jonë.

Ademaj, e martuar prej 22 vitesh në fshatin Golem të Shkodrës, dhunohej sistematikisht nga i shoqi, gjë që e ka bërë atë të largohet tashmë nga shtëpia.

Por, si reagoi policia kur ajo denoncoi dhunën nga i shoqi?

“Herën e fundit më goditi në fytyrë e më la shenja si mos më keq. Mora policinë në telefon, por më thanë ‘hajt se të gjithë i rrahin gratë’. Kështu që nuk kisha rrugëdalje tjetër veçse të ikja nga shtëpia”, thotë 42-vjeçarja për “Gazetën Shqiptare”./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›