Trofeu i parë për Guardiolan – Shaqiri mposht Xhakën

Pep Guardiola ka fituat trofeun e parë me Bayernin. Bavarezët kanë fituar në finale të Kupës Telekom duke e mposhtur Borussia Moenchengladbach me rezultat të thellë 5:1
Në pjesën e parë kampioni i Evropës shënoi tri herë, pas Riberysë dhe Lahmit, gol debutues arriti Thiago Alcantara dhe atë me gjoks.Rezultatin e ngushtoi De Jong nga penalltia, mirëpo në vazhdim të ndeshjes Bayerni realizoi edhe dy herë – shënuan Robben dhe Muller.
Mesfushori kosovar i Bayernit, Xherdan Shaqiri në këtë ndeshje luajti nga minuta e 50. Ai zëvendësoi Alcantarën. Kurse në anën tjetër, për Borussian, Granit Xhaka e nisi lojën nga minuta e parë, mirëpo u zëvendësua në minutën e 31./indeksonline/