Anne, e rrezikshme
Nga Express më 09 qershor 2011 në ora 13:24
Aktorja Anne Hathaway është e rrezikshme. Aktorja – e cila luan rolin e Catwoman në filmin e ri për Batmanin – ka treguar se di të përdorë shumë mirë armët vdekjeprurëse.
Ajo ka ditur që të punojë më to pa ndihmën e ndonjë asistenti për këtë punë – duke bërë që syri i zi të duket një aktore shumë e rrezikshme.
“Anne ka pasur për të bartë armë edhe në një skenë lufte, por tregoi se di të përdorë armë, edhe pse në fillim nuk e dinim”, tha një burim.