E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toski vazhdon me Bochumin

Nga Express më 09 qershor 2011 në ora 11:49

Faton Toski do ta vazhdojë karrierën në Bochum. Mesfushori kosovar, të mërkurën e ka nënshkruar kontratën e re dyvjeçare me klubin nga Bundesliga 2 gjermane. Këtë e ka konfirmuar vetë futbollisti shqiptar për RevierSport.

“Jam duke biseduar qe një kohë me Bochumin. Të mërkurën do ta nënshkruaj kontratën e re dyvjeçare. Ndihem mjaft i qetë në Bochum. Jam absolutisht i bindur se do t’i përballoj me sukses sfidat që më presin me këtë klub, duke filluar nga sezoni i ardhshëm”, tha 24-vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›