Antenat, protestojnë serbët e Gracanicës

Qindra banorë serbë kanë protestuar sot në qendër të Gracanisës kundër cmontimit të antenave të telefonisë së lëvizshme që u përkasin kompanive serbe.
Përfaqësuesit e protestuesve i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndalë planet e qeverisë së Kosovës.
Protesta është zhvilluar e qetë, ndonëse në gatishmëri për të ndërhyrë kanë qenë agjentë të Policisë së Kosovës dhe trupat e KFOR-it.