E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë-Maqedoni, pakt për kufirin

Maqedonia dhe Kosova kanë nënshkruar sot një marrëveshje për kontrollin e kufirit që ndan dy vendet, pasi Policia e Kosovës mori kompetencat nga KFOR.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave pakti u nënshkrua në Shkup nga ministri maqedonas i Pushtetit lokal, Musa Xhaferi dhe ai kosovar Sadri Ferati.

Dy ministrat, përvecse vlerësuan rëndësinë e marrëveshjes, e vunë theksin tek ndërtimi i kalimit kufitar Bellanofs Stanic, për të cilin është ndarë një shumë prej 1 milion e 200 mijë eurosh nga BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›