E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antidroga kap te rinjte me hashash e kokaine

15/09/2010Aksionet ne Tirane

TIRANE- Specialistet e Seksionit Kunder Narkotikeve kapen disa te rinj me droge. Keshtu ne pranga u vu Mario Avdiaj 20 vjec banues ne Tirane. Gjate kontrollit ne rrugen Ramazan Demneri ne mjetin tip Audi 80 me targa VAD 94950 i eshte gjetur dhe bllokuar ne cilesine e proves materiale 0.8 gr. bime e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva 1 thike me bisht kafe dhe me te dyja tehet preres. Po nga keta specialiste u mundesua arrestimi ne flagrance i shtetasve Euklid Zanaj 21 vjec lindur ne Mallakaster dhe banues Tirane dhe Bruno Shametaj 22 vjec lindur ne Fier dhe banues ne Tirane. Ne rrugen Bardhyl shtetasi Euklid Zanaj eshte kapur ne flagrance me 44.2 gram me gjithe ambalazh lende e dyshuar narkotike e llojit kokaine. Nga hetimet rezulton te jete i implikuar dhe shtetasi Bruno Shametaj. Ne cilesine e proves materiale ju sekuestrua 44.2 gram lende pluhur i bardhe dyshuar narkotike e llojit kokaine.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›