Dy E-mail e kercenimit te Priftit
17/09/2010Dy jave me pare prokuroria sekuestro tekstet e E-mail ku kercenohej me jete ish-ministri i Ekonomise
Na dorezo 1 milion euro qe te jesh i qete. Ti dhe familja jote jeni te monitoruar
TIRANE-Ish-Ministri i Ekonomise Dritan Prifti eshte bere objekt i nje presioni kriminal ku ai dhe familja e tij kercenohen me jete ne rast se nuk dorezojne shumen financiare prej rreth 1 milion euro. Disa E-maile me emra anonime te mberitura ne posten elektronike te Dritan Priftin permbajne tekste kercenuese per te dhe familjen e tij duke theksuar ne fund se ish-ministri ne qoftese nuk dorezon shumen prej 1 milion eurove do i rrezikohet jeta e gjithe familjareve te tij. Lajmi behet i ditur nga burime prane Prokurorise se Krimeve te Renda te cilat i thane gazetes Metropol se prej dy javesh jane duke hetuar kallezimin e deputetit Dritan Prifti i cili fillimisht e ka depozituar ate ne Prokurorine e Pergjithshme dhe me pas materiali eshte referuar per hetim te imtesishem ne Krimet e Renda. Keto te fundit sqaruan se aktualisht po punohet maksimalisht per lokalizimin e derguesit per te cilin hetuesit shprehen se kane dyshime per disa persona emrat e te cileve nuk pranuan ti bejne publike. Ata u shprehen se individe te caktua jane vene ne pergjim dhe se jane duke u mbikeqyrur ne teren nga agjentet e policise se shtetit. Burimet sqaruan se kallezimi i Priftit aktualisht eshte rregjistruar si procedim penal dhe prej dy javesh po hetohet me imtesi per akuzen e Shtrengimit me ane te kanosjes per dhenie pasurie. Gjate kesaj kohe hetues te ceshtjes ne fjale kane kryer ekspertimin e kompjuterit dhe posten elektronike te Dritan Priftit si dhe ne te njejten kohe grupi i hetimit i ngritur posaqerisht per kete ceshtje ka mare deklarimet e ish-ministrit te Ekonomise. Duke ju referuar burimeve prane organit te akuzes mesohet se ne tekstin e dy E-maileve te sekuestruara ne cilesine e proves materiale personi me identitet anonim shkruante se cdo levizje e Dritan Priftit dhe familjareve te tij ishte e monitoruar dhe per pasoje nuk duhet ti drejtohej organeve te drejtesise pasi ne te kundert do kishte probleme. Me tej ne E-Mail personi me emer anonim shkruante duke e kercenuar me jete se ish-ministri duhet ti jepte 1 milion euro ne rast se kerkonte te qendronte i qete gjate periudhes se pushimeve. Nisur nga keto kercenime te drejperdrejta Prifti i eshte drejtuar me nje kallezim Prokurorise se Pergjithshme ku vinte ne dijeni kryeprokuroren Ina Rama per kercenimin qe i behej nga persona te panjohur. Lidhur me kallezimin kane filluar menjehere hetimet te kryesuara nga prokurori Besnik Muci i cili per te zbardhur plotesisht kercenimet me qellim marjen e pasurise se Dritan Priftit ka kryer nje sere veprimesh hetimore. Gjate kesaj kohe jane pyetur dhjetera persona nderkohe qe jane lene detyra te posacme per lokalizimin e vendit nga ku jane derguar E-mail ne posten e ish-ministrit te Ekonomise. Prokuroria shprehet e bindur se jane shume prane zbardhjes se identitetit te autorit te kesaj ngjarje dhe pritet qe shume shpejt ai te arrestohet nga policia e kryeqytetit. Ish-ministri Prifti diten qe LSI vendosi ta largoje nga kabineti qeveritar tha se ka punuar nen presion madje e kane kercenuar edhe me jeten e tij. Pas deklaratave te Spartak Brahos dhene ne media qe ai nuk merret me te ikur e te vdekur Dritan Prifti drejtoi mbi te gishtin e akuzes duke argumentuar me ane te nje letre drejtuar kryeprokurores Ina Rama se ne koken e Brahos ai mund te ishte i vdekur. Hetuesit e ceshtjes shprehen se emrat e permendur ne letren e Dritan Priftit nuk kane aspak lidhje me kete ceshtje e cila aktualisht ende ne fazen e hetimeve.