E Diel, 1 Nëntor 2026

Antifa shkatërron kamerat e sigurisë/ Rinis shkatërrimi i objekteve publike, goditet sërish selia e PS

Protestuesit e dhunshëm kanë shkatërruar kamerat e sigurisë në objektet publike në qendër të Tiranës.

Ata kanë goditur sërish me fishekzjarre selinë e Partisë Socialiste.

Sheshi :Skënderbej” është qendra e përplasjeve momentalisht dhe i përfshirë nga gazi lotsjellës.

Gjatë hedhjes së lëndëve piroteknike, dy efektivë janë lënduar nga flakët në këmbë.

Protestuesit e maskuar nuk janë ndalur me kaq, ata kanë hedhur breshëri fishekzjarresh ndaj efektivëve të policisë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›