E Diel, 1 Nëntor 2026

Antikontrabanda bllokon mbi 3100 pajisje elektronike

Drejtoria e Antikontrabandës, njofton se në bashkëpunim me degën doganore Tiranë dhe Drejtorinë e Markave dhe Patentave, kanë bllokuar mbi 3130 pajisje elektronike të llojeve dhe markave të ndryshme, mbi dyshimin e falsifikimit/tregëtimit pa autorizimet parkatëse.

Sipas njoftimit organet doganore po vazhdojnë me kryerjen e të gjithë procedurave ligjore për verifikimin dhe hetimin e rastit, në vazhdimësi të angazhimit kundër hyrjes dhe tregëtimit në vendin tonë të produkteve të falsifikuara.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën me se është në angazhim të plotë, me të gjitha strukturat e saj, për të bllokuar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit.

Drejtoria e Përgjithshme, garanton se do të veprojë me tolerancë zero ndaj çdo subjekti që kryen shkelje të Kodit Doganor.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›