E Martë, 3 Nëntor 2026

“Antindotja 2024”, Forcat Detare testojnë aftësitë në Gjirin e Durrësit

Forcat Detare kanë zhvilluar stërvitjen “Antindotja 2024”. Stërvitja është zhvilluar në Gjirin e Durrësit.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në një postim në rrjetet sociale tha se stërvitja synonte të testonte aftësitë e ekuipazheve të anijeve speciale antindotje për përdorimin e pajisjeve, mekanizmave, mjeteve dhe teknikave të reagimit ndaj një ndotje detare.

Shqipëria është anëtare e Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtën e Detit 1982, mbi bazë të së cilës ka detyrimin të mbrojë dhe të ruajë mjedisin detar ndaj ndotjes. 

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›